E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letër Berishës për Ramën

Vargje nga Arben Duka

Ti kot e shan Edin

More burrë i plakur,

Të ishte një tjetër

Do të kishte flakur!

Sdo të kishte lënë

Kaq lehtë në pushtet,

Do të kishte hedhur

Me bythët përpjetë!

Ti i thua humbe

Edit në bashki,

Ai nuk e humbi

Po ia vodhe ti!

Si kusar që je

Ke goxha guxim,

Po kjo nuk të vleu

Hiç për asociim!

Po dhe kur ske pasur

Këmborët ke tundur,

Po Edin në zgjedhje

Kurrë nuk e ke mundur!

Partia në klasë

Çdo zgjedhje të ngeli,

Ty të të rrojë Meta

Edhe xha Xhuveli!

Mos ishin këta

Ti do merrje dhitë,

Ti e ke kolltukun

Veç nga pazarxhinjtë!

Edi është piktor

Të butë e ka zëmrën,

Po të qe një tjetër

Ty të bënte gjëmën!

Edvinin ta duash

Dhe ti krehësh bishtin,

Dhe ti jesh mirënjohës

Që slëviz as gishtin!

Eh çbëhej me ty

More Sali shoku,

Po të kish dhe Edi

Një kokë maloku…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›