Tiranë, 27- vjeçarja hidhet nga kati i shtatë
Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur për Shekullin se në orët e para të mëngjesit të sotëm një vajzë 27- vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Don Boskos ku 27- vjeçarja Brunilda Doçi i dha fund jetës. Burime nga policia theksojnë se deri në këto momente nuk është mundur të zbulohen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Ajo çfarë bëhet e ditur deri në këto momente është se vajza është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj.