Zgjedhjet e 8 Majit, KQZ nis sot djegien e fletëve të votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis sot procesin e hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Një ditë më parë mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit të Partisë Socialiste, për manipulim në zgjedhjet vendore të 8 Majit. Organi i akuzës ka sekuestruar disa nga kutitë për të bërë verifikimin e procesverbaleve, kuti këto kryesisht të Tiranës.
Por pavarësisht kësaj nisme të Prokurorisë, KQZ do të vijojë procesin për të djegur fletët e votimit të 8 Majit. Në 26 shtator, KQZ me unanimitet miratoi aktin për asgjesimin e materialeve zgjedhore.