Anulohet takimi Obama-Karzai?
Pas deklaratave të diskutueshme të presidentit afgan, Hamid Karzai, qeveria amerikane nuk e përjashton mundësinë e mosrealizimit të një takimi mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe atij afgan, Hamid Karzai.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, është shprehur, se në rast se Karzai vazhdon me kritikat e tij ndaj partnerëve perëndimorë, do të merret në shqyrtim nëse një takim i tillë do të ishte konstruktiv.
Seria e fundit e deklaratave kritike të Karzait është shqetësuese dhe irrituese. Sipas një raportimi të gazetës amerikane, "New York Times", Karzai kishte kërcënuar se do të bashkohej me talebanët, nëse forcat e huaja do të vazhdojnë kritikat në adresë të tij.
Presidenti afgan kishte pretenduar se pas manipulimeve në zgjedhjet e fundit presidenciale fshiheshin të huajt. Vizita e Karzait në Uashington është e parashikuar më 12 maj.
Në anën tjetër, edhe NATO-ja, nëpërmjet të një zëdhënësi të aleancës, paralajmëroi Karzain që të mos minojë mbështetjen e opinionit për përpjekjet e aleancës në Afganistan.
James Apathurai tha se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO-ja po bëjnë “përpjekje dhe sakrifica të jashtëzakonshme”, për të mbështetur popullin afgan kundër terrorizmit.
Deklarata e NATO-s vjen pas komenteve të Karzait se Shtetet e Bashkuara po ndërhyjnë në çështjet afgane dhe se në këtë mënyrë ata po e legjitimojnë rezistencën e militantëve.