E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter e hapur z.Arvizu per sjelljen e policise ne 21 janar

Nje nga gazetaret e dhunuar me 21 Janar


I nderuar z.Arvizu


Ju degjova paraditen e djeshme ne ate menyre qe shqiptaret juve duhet tjua kene thene tashme kete degjojne miqte e huaj me shume respekt dhe vemendje. Por kur arritet ne frazen qe policia nuk perdori dhune me 21 janar dhe se ajo nuk u hakmor ndaj protestuesve te me falni por doja te qeshja. Doja te qeshja por kohet e fundit kam veshtiresi per ta bere kete gjest te thjeshte njerezor. E dini pse Zoti Ambasador brinjet me dhembin ende nga 21 janari. Nuk u perplasa me ndonje dere xhami.


As nuk bera aksident me makine. Ate dite po ndiqja demonstraten duke bere detyren time qe bej prej dhjete vjetesh ate te gazetarit. Te gjithe ata qe kane ndjekur protesten e 21 janarit e dine si u soll policia.


Po une nuk dua ti hyj ketij debati. Sot dua tju pergjigjem juve lidhur me ate qe deklaruat dje Ata policia qendruan perballe ketyre sulmeve duke zbatuar urdhrat dhe nuk u hakmoren kur u sulmuan.


Zoti ambasador une nuk e di se ku ndodheshit ju me 21 Janar nga ora 16.00 deri ne 17.30 dhe realisht nuk dua ta di. Dua thjesht tju tregoj ate qe ndodhi e pare nga syte e nje njeriu qe ndodhej ne shesh.


Zoti Ambasador une fillimisht pashe gjak ne rruge. Pashe nje nga njerezit qe u vra. Ai nuk kishte asgje ne dore as cader-pistolete as thike me helm dhe asnje nga armet qe gjenden tek filmat e hershem te James Bond. Ne mes te turmes mesova se kishte edhe te tjere te vrare dhe te plagosur. Te gjithe jashte territorit te kryeministrise.


Ne 16.30 ndodhesha me dy kolege te mi duke pare pjesen e fundit te protestes. Rreth 90 e njerezve ishin larguar dhe bulevardi ishte boshatisur. Rreth ores 17.10 perpara kryeministri ndodheshin jo me shume se 100 protestues pjesa me e madhe djem te rinj.


Kishte rene erresira.
Zoti Ambasador Ne kete moment kur demonstrata ishte shkrehur dhe nuk kishte me asnje rrezik per askend me shume se 200 police te forcave speciale te mbathur me mburoja shkopinj gome kaska dhe parzmore iu turren protestuesve por nuk ndaluan me kaq. Ata iu turren me egersi kujtdo qe ndodhej deri ne 500 metra larg kryeministrise.


Nje prej tyre isha edhe une.
Zoti Ambasador me goditen heren e pare me shkop gome dhe iu tregova qe isha gazetar. Ne dore mbaja dokumentin. Personi qe me goditi ndaloi.


Nje fragment sekonde me pas ndjeva nje goditje te dyte nje te trete dhe me pas shume te tjera. E gjeta veten te shtrire perdhe dhe gjashte ose shtate police qe me godisnin. I them serish Mos me godisni jam gazetar. Pergjigjen qe mora po jua them ne gjuhen tuaj ho gives a fuck..


E pare nga nje kendveshtrim imi humoristik nuk e dija qe u dashkan gjashte ose shtate police per te me rrahur mua. Une nuk peshoj shume nuk jam as shume i gjate. Pyesni dhe do tju thone. E sigurt qe do mjaftonte vetem nje polic per te me rrahur.


Dhe z.Ambasador nuk mbaroi me kaq. Arrita qe te ngrihem ne kembe dhe te vrapoj. Por vetem per disa metra. Mu prene gjunjet nga dhimbjet sepse me goditen serish. E gjeta veten ne toke per here te dyte. Police te tjere me godisnin. Teksa isha i shtrire perdhe shihja kembe policesh dhe degjoja ulerima.


Z.Ambasador. Ata goditen kedo qe u dilte perpara deri tek ajo qe ne quajme Ura e Madhe e Lanes. Nuk e di sa e njihni Tiranen por eshte pak larg kryeministrise.


Sa per mua une u ngrita per here te dyte. Shkova duke vrapuar tek disa kolege te mi te televizionit per te gjetur strehe ne makinen qe ata perdornin per te transmetuar live. Ata me ndihmuan dhe me vune te ulesha ne brendesi te makines. Prej aty pashe qe policet nuk u ndalen. Hyne dhunshem ne ambientet e dy kullave. Jane ato dy ndertesat e larta ne shetitoren e kryeqytetit.


Pashe xhamat e katit te pare te thyheshin pashe xhamat e lokaleve te katit te dyte te thyheshin. Me pas pashe prape njerez qe rriheshin. Dhe disa prej tyre i nderuar ishin mes policeve por ishin pa uniforma policie. Ata merrnin zvarre djem te rinj dhe i fusnin ne makina policie. I njeh ti ata z.ambasador Lejohen keto sjellje ne Amerike z.Ambasador Po police te forcave speciale qe rrahin njerez te moshuar ne moshen e prinderve te tyre lejohen ne Amerike z.ambasador


Ne mos me besoni mua pyesni brenda ne polici z.ambasador. shte nje prej tyre qe mua me ka mbetur ne mendje. Ai hapi krahet dhe iu bertiti me te madhe kolegeve te tij duke mbrojtur tre djem te rinj Mos i godisni. Ata po kalonin rrugen..


Pra zoti Ambasador askush nga ata njerez nuk perbente rrezik. Une nuk perbeja rrezik Dhjetera djem te rinj te kryeqytetit qe thjesht kaluan ne rruge nga ora 17.10 e deri ne oren 17.30 nuk perbenin rrezik. Kete nuk e them une zoti Ambasador por Gjykata ku ju dhe z.Berisha thoni se besoni. Ajo vendosi qe ata nuk perbejne rrezik dhe per kete arsye i liroi nje dite me pas.
Z.Ambasador dhunen ndaj meje nuk ka nevoje ta vertetoje kryeministri qe ju ta besoni. E vertetojne regjistrat e spitalit civil ku une mora ndihmen e pare mjekesore e verteton akt-ekspertimi i Institutit te Mjekesise Ligjore e vertetojne hematomat qe kam ende ne trup sot 25 dite pas 21 janarit.


Zoti Ambasador ne spital kur po mjekohesha mesova edhe per dy kolege te mi. Fatos Mahmutaj ishte goditur nga nje plumb ne dore. Ai po rrinte ne skelen e vendosur nga nje TV per te filmuar ngjarjet. Fatosi edhe sot e ka doren e fashuar dhe merr mjekime. Elton Dono ishte goditur teksa po transmetonte live nga shetitorja. Edhe ate e goditi policia.


Zoti Ambasador. Gazetare jane rrahur gazetare jane vrare ne protesta dhe demonstrata gazetare jane rrembyer dhe vrare ne vende ne konflikt. Te gjitha keto i kisha menduar. Ajo qe nuk kisha menduar ishte qe te rrihesha jashte cdo legjislacioni nga police qe paguhen nga taksat e mia.


Ajo qe nuk kisha menduar eshte edhe se nje dite do te dilte nje ambasador qe do te bente analizen e shtypit shqiptar dhe do bente ndarjen e gazetave dhe televizioneve duke marre si kriter demokracie faktin qe tre gazeta ne vend guxojne te kritikojne qeverine.


Ajo qe nuk kisha menduar ishte se ju do te dilnit dhe do komentonit edhe dhimbjen e trupit tim. Zoti Ambasador per kete ne kemi nje shprehje Mire kali qe me ngordhi por as mizat nuk me lene rehat


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›