Leter nga SHBA-ja ambasadorit Arvizu per sjelljen pas 21 janarit

Letra e meposhtme i eshte derguar Ambasadorit Amerikan ne Tirane dhe se paku pese zyrtareve te larte te Departamentit te Shtetit nga nje prej personave me te njohur per zyrtaret ne Uashington dhe Tirane shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari. Letra ka mberritur ne Ambasaden Amerikane ne Tirane me daten 27 mars. Ne leter mes te tjerash Kokalari i thote Arvizus se me sjelljen e tij pas 21 janarit ka perforcuar perceptimin ne Shqiperi qe sundimi i ligjit eshte dicka qe mund te anashkalohet nga te fuqishmit sipas deshires.
Geri Kokalari
Ambasador Arvizu
Si sot tre vjet me pare skandali AEY u ekspozua per here te pare per publikun ne nje artikull ne faqen e pare te Nee York Times. Ky artikull ndihmoi per te bere drite mbi natyren korruptive te qeverise Berisha dhe jam shume krenar te them se isha une qe e solla ne vemendjen e Times-it kete histori. Jam gjithashtu krenar per faktin qe po une sherbeva si katalizator per investigimet e Komitetit te Mbikeqyrjes se Kongresit dhe kam dhene informata perkatese per Departamentin e Drejtesise gjate ndjekjes se ceshtjes se AEY-se. Ne perputhje me kete trevjetor ishte edhe artikulli i fundit i Rolling Stone per te cilin gjithashtu kam dhene informata qe zbardhte skemen se si AEY genjente qeverine amerikane.
Por dihet mire se Efraim Diveroli presidenti i AEY-se dhe bashkepunetoret e tij u ndihmuan dhe u mbeshteten ne skemen e tyre per ti shitur Departamentit te Mbrojtjes municione kineze te tipit AK-47 nga disa shqiptare. Tek keta perfshihet edhe ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu drejtori i MEICO Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji nje biznesmen shqiptar i cili vepronte ne strukturat e Gerdecit vendi ku nje shperthim tragjik vrau se paku 26 njerez.
Sipas informacionit qe me eshte dhene nga Kosta Trebicka dhe nje tjeter deshmitar okular ne Shqiperi ambasada amerikane ne Tirane ishte gjithashtu ne dijeni te aktiviteteve te AEY-se ne Shqiperi. Nuk eshte rastesi qe pikerisht Mediu Pinari dhe Delijorgji kishin dore se bashku ne operacionin e Gerdecit. Dhe sic e dini Delijorgji dhe Pinari u liruan se fundmi nga burgu pa ndonje zgjidhje per sa i perket ceshtjes se fajesise se tyre per shperthimin shkaterrues te Gerdecit.
Kater amerikane u ndoqen penalisht dhe u denuan per rolet e tyre ne mashtrimin e Qeverise Amerikane me skemen e AEY-se por nga qeveria Berisha nuk eshte levizur as gishti i vogel per te ndjekur penalisht shqiptaret qe luajten rol integral ne ndihmen qe i dhane AEY-se per te kryer kete mashtrim ndaj taksapaguesve amerikane. Deklaratat e regjistruara te Efraim Diverolit thone se Shkelzen Berisha djali i kryeministrit Sali Berisha ka luajtur rol ne marreveshjen e AEY-se ndaj nuk eshte per tu habitur pse qeveria shqiptare dhe zyrtaret e saj kane ndjekur rrugen e minimit per cdo hetim.
Megjithate per aq sa di une ambasada juaj nuk ka bere asnje perpjekje per te bere presion mbi qeverine Berisha per te hetuar kete ceshtje. Pse A skeni ju obligim ndaj taksapaguesve amerikane obligim i cili duhet tju shtyje per ta detyruar qeverine shqiptare per hetim rreth ketij mashtrimi Nderkohe ju heshtet kur keta miq dolen nga burgu. Pse
Raportet e fundit nga burime private te inteligjences dhe media tregojne se MEICO vazhdon te angazhohet ne dergesa armesh ne kushte shkeljeje te sanksioneve nderkombetare dhe ne dem te interesave te SHBA-ve. Me 15 mars kam sjelle ne vemendjen e Ambasades suaj edhe nje raport mbi nje marreveshje me Serbine qe ne menyre te paligjshme transferon artileri te rende per Muamar Gadafi-n nepermjet portit shqiptar te Durresit. Kam sjelle nje raport te ngjashem ne vemendjen e qeverise amerikane edhe ne te kaluaren.
Nese ka ndonje substance ne kete informacion do te thote se qeveria shqiptare ka vazhduar te kryeje marreveshje armesh ne hije ne kushte mungese ndeshkimesh dhe ne dem te interesave strategjike te SHBA-ve.
Me 21 janar te ketij viti gjate nje proteste masive kunder qeverise se korruptuar Berisha kater shqiptare u vrane me gjakftohtesi. Ata u qelluan nga distanca nga qites te pozicionuar ne ndertesa qeveritare perfshire zyrat e kryeministrit. Bazuar ne deshmi - video duket qarte se ata protestues nuk ishin kercenues per forcat e qeverise ne asnje rrethane. Sipas burimeve te ndryshme duke perfshire edhe ato brenda qarqeve te medias shqiptare dhe nga zyra e prokurorise shqiptare si dhe nga filmime qe mund ta gjeni ne Youtube protestuesit u qelluan ne distanca nga 275 metra deri ne rreth 91 metra jo nga afer ashtu sic deklaroi Berisha pak minuta pas te shtenave.
Sipas meje ndersa disa te shtena u qelluan nga zyrat e Berishes te tjerat u qelluan nga ndertesa te tjera duke perfshire ketu edhe ndertesen e Parlamentit te Shqiperise ne ate qe mund te pershkruhet si zjarr-kryq. Per me teper ka prova se kjo hapje zjarri eshte orkestruar nga nje komande qendrore dhe ka akuza se Sali Berisha dhe/ose Lulzim Basha mund te kene dhene urdher per zjarr.
Une kam marre nje raport shqetesues qe tregon se nje kompani sigurie private nje lloj Blackeater-i shqiptar pajisi me roje te armatosura rende zyren e Berishes me 21 janar dhe ka dyshime se nje numer i ketyre rojeve nuk kane shtetesi shqiptare por te huaj ka gjasa me origjine serbe. A keni dijeni per keto akuza A keni ndonje person te inteligjences qe mund te konfirmoje keto pohime
Qeveria Berisha po ndjek vendosmerisht modelin e prishjes se hetimeve per shkeljet ligjore te kryera nga zyrtare te qeverise dhe anetare te familjes Berisha. Per shembull gardistet e dyshuar se kane qelluar mbi protestuesit u liruan Delijorgji dhe Pinari gjithashtu jane liruar ndeshkimi ligjor ne lidhje me tragjedine e Gerdecit duket se eshte lene menjane patem perfundim te nxituar per vdekjen e Kosta Trebickes si aksident percaktim ky i dhene nga ekspertet .
Rasti me skandaloz eshte ai i Lulezim Bashes dhe Fatmir Mediut te cileve perballe aktakuzave te Prokurores se Pergjithshme iu dha amnisti me emerimet ministrore nga Sali Berisha. A i aprovoni ju keto perpjekje te qarta te Berishes per te minuar sundimin e ligjit Ne nje interviste per Zerin e Amerikes ne shkurt ju thate Shqiperia nuk eshte nje shtet i deshtuar. Por kemi perballe perpjekje te vazhdueshme te S. Berishes per te minuar sundimin e ligjit dhe perpjekje te tij te hapura gjithashtu per te shtypur fjalen e lire denuar keto edhe nga organizata te ndryshme nderkombetare.
Keto deshmojne se Shqiperia eshte me siguri nje shembull jo i shndritshem i demokracise. Me Berishen Shqiperia ska bere me pak se nje shtet gangster i maskuar si qeveri dhe ju ua keni borxh amerikaneve dhe shqiptareve permiresimin e kesaj situate.
Si amerikan une imagjinoj se pergjegjesia juaj kryesore eshte mbrojtja e interesave te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Por me nivelin e respektit qe shqiptaret kane per SHBA-te ju mund te keni torten tuaj dhe ta hani ate duke bere ate qe eshte me e mira per amerikanet dhe shqiptaret. Per fat te keq shumica e atyre qe kane sherbyer ne pozicionin tuaj kane zgjedhur rrugen e rezistences se ulet dhe jane fokusuar ne afate te shkurtra ne objektiva te njeanshem.
Per shembull kemi kete maskaraden nderkohe qe te rinj shqiptare sherbejne si ushtare ne fasaden e nje koalicioni te vullnetshem ne Irak dhe Afganistan shohim ne anen tjeter se si zyrtaret e korruptuar te qeverise shqiptare bashkepunojne ne shitjen e municioneve te paligjshme per Departamentin Amerikan te Mbrojtjes. Dhe ky nuk eshte nje rast i izoluar kur ambasada angazhohet ne marredhenie mashtruese ne Shqiperi.
Shembuj te tjere perfshijne perpjekjet shtrenguese ne fyt te shqiptareve te Joseph Limpreht qe ti bashkengjiste New World Telecom nje kompani false telekomunikacioni rast qe une e kam ekspozuar. Kane qene mashtrimet e James Jeffrey me Niolas Gejxh nje armik i hapur i shqiptareve. Dhe me pas kane qene lojerat qe Marci Ries luajti me Fatmir Mediun duke e ditur shume mire sfondin e tij te neveritshem nderkohe qe ai po hiqte municionet e vjetra kineze te tipit AK-47 nga dera e pasme e MEICO per tek Departamenti yne i Mbrojtjes.
Imagjinoj se ju keni fituar nje pende ne kapelen tuaj ne Uashington me perpjekjet per te qetesuar tensionin qe u ngrit nga te shtenat ne 21 janar. Por duke bere kete dhe duke injoruar problemet themelore perfshire shmangien e hetimit mbi faktet dhe rrethanat e te shtenave ju keni perforcuar perceptimin ne Shqiperi qe sundimi i ligjit eshte dicka qe mund te anashkalohet nga te fuqishmit sipas deshires.
Me admirimin e tyre per Ameriken populli i Shqiperise meriton me te miren. Ata meritojne qe ata qe i kane mashtruar e grabitur si Sali Berisha - nje diktator dhe bandit - duhet te largohen nga detyra dhe te ndiqen penalisht per krimet e tyre.
Sinqerisht
Gary Q. Kokalari