E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne komision mes perfaqesuesve te qeverise

Projektligji Per Barnat dhe Sherbimin Farmaceutik eshte bere burim debatesh te ashpra dje ne komisionin Parlamentar te eshtjeve Sociale dhe Shendetesise. Ndryshe nga here te tjera ku debatet beheshin mes deputeteve te opozites dhe deputeteve te pozites kesaj here debatet jane ndezur edhe mes perfaqesuesve te Ministrise se Financave dhe Ministrise se Shendetesise.


Pas kritikave te kryetarit te komisionit Ethem Ruka dhe deputeteve te PS-se per mungese serioziteti ne pergatitjen e projektligjit sepse nuk kane mundur tu japin pergjigje dhe ti sqarojne ata per projektligjin.


Nderkohe pas perfundimit te seances ne komision dhe largimit te deputeteve nga salla e komisionit perfaqesuesja e Ministrise se Financave Arjana Dyrmishi ka kritikuar drejtorin e Qendres Kombetare te Kontrollit te Barnave Besnik Jakaj dhe drejtorin e Drejtorise Farmaceutike ne Ministrine e Shendetesise Ahmet Hysa per situaten e krijuar ne komision.


Debati


Kalimi i projektligjit nen per nen ka nxjerr ne pah mosmarreveshjet mes institucioneve shteterore cka ka sjelle edhe debate ne komision. Perfaqesuesit e Ministrise se Shendetesise nuk kane qene bindes jo vetem per deputetet e opozites te cilet i akuzuan ata per mungese korrektesie ne pergatitje por edhe per perfaqesuesit e Ministrise se Financave te cilet jane aktore ne zbatimin e ketij projektligjit ku u diskutua per pullen e dyfishte te barnave.


Perfaqesuesja e Ministrise se Financave Arjana Dyrmishi ka kritikuar me tone te ashpra perfaqesuesit e Ministrise se Shendetesise per faktin se nuk ishin te pergatitur per prezantimin e projektligjit. Ne ua kemi sjelle disa here referencat nga ana jone per projektligjin. shte e turpshme qe mbetem ashtu para deputeteve - theksoi Dyrmishi e cila nuk e fshehu irritimin e saj ndaj perfaqesuesve te Ministrise se Shendetesise.


Opozita


shte here e pare te na ndodhe qe hartuesit e projektligjit te mos jene ne gjendje te referojne si duhet projektligjet - keshtu u shpreh kryetari i komisionit te eshtjeve Sociale dhe Shendetesise Ethem Ruka i cili ka shtyre seancen per miratimin e projektligjit.


Ndersa deputeti i opozites Eltar Deda theksoi se nuk jane kundra vendosjes se dyfishte por duhet te studiohen efektet qe sjell ky proces dhe hartuesit e projektligjit te jene me korrekt.


Nga menyra se si po referoni duket qarte se nuk jeni konsultuar me Ministrine e Financave as me grupet e interesit. Ju duhet te vini ketu te pergatitur pasi nuk jeni vet te qarte me kete projektligj. Ne nuk jemi aspak kundra pulles se dyfishte te barnave por duhet te jeni shume te kujdesshem pasi kjo do te sillte nje masivitet te barnave nga Lindja ne vendin tone sepse firmat serioze nuk kane leverdi te sjellin barna ne sasi te vogla ne vendin tone - theksoi Deda.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›