E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Ristani Situata parazgjedhore e tensionuar

Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani ne nje interviste per Zerin e Amerikes tha se situata parazgjedhore ne vend eshte e tensionuar dhe po shoqerohet me shkelje te vazhdueshme te ligjit.

Ristani tha se PS dhe PBDNJ kane shkelur cdo afat ligjor lidhur me prurjen e propozimeve per komisioneret e nivelit te dyte megjithate sipas tij KQZ eshte duke shqyrtuar propozimet qe ata kane sjelle. Sipas tij neser mund te kete nje mbledhje te KQZ per ti emeruar ata ne detyre.

Kjo behet per te krijuar balancen qe ligji parashikon por ne kete teme KQZ eshte i detyruar qe te veproje ne nje fushe ekstraligjore ku e ka cuar shkelja me arrogance e ligjit nga Partia Socialiste dhe PBDN- eshte shprehur Ristani.

Me tej kreu i KQZ-se tha se do te deshironte qe zgjedhjet te konceptoheshin si nje feste e demokracise. Ai tha se pavaresisht kesaj KQZ do te beje punen qe i takon ndersa beri thirrje qe edhe partite politike te bejne ate qe u kerkon ligji.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›