E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letër publike Ministrit të Mbrojtjes


Pirro Lutaj / Xhemal Qefalia*

Opinioni publik  është njohur me shkarkimin arbitrar të Gjeneralëve  të Forcave të Armatosura. Për këdo që njeh sado pak ligjin, ndihet i keqardhur për arbitraritetin e  treguar nga Ministri i Mbrojtjes, i cili guxon dhe i propozon Presidentit të Republikës shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të Gjeneral Brigade Vladimir Qirjazi,  Kundër admiral  Kudret Çela dhe  Gjeneral Major Arjan Zaimi. Si anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare i kërkuam Ministrit të Mbrojtjes,  arsyet e propozimit të tij, drejtuar Presidentit të Republikës, për shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në rezerve të këtyre Gjeneralëve të FA-se.

Në ato pak reshta të përgjigjes së Ministrit të Mbrojtjes, qartazi kuptohet se shkarkimi i gjeneralëve është bërë pa asnjë arsye ligjore dhe selektiv, për të goditur Gjeneralët të cilët kanë treguar integritet profesional gjatë ushtrimit të detyrave që kanë ushtruar.  Gjeneral brigade Vladimir Qirjazi në dy raste është ndëshkuar me lëvizje nga detyra për kundërshtim në mënyrë të  hapur të urdhrave të kundraligjshme të dhëna nga Ministri i Mbrojtjes. Rasti i parë është ai i blerjes së uniformave për ushtarakët e FA, nga Turqia  në vlerën e disa milionë dollarëve dhe në rastin e dytë është ai i mos firmosjes për shitjen e pronave të Klubit sportiv  Partizani. Ndërkohë që sot tingëllon vërtet qesharak fakti, se Ministri aktual i Mbrojtjes, kërkon ta rikthejë këtë klub futbolli (për hir të së vërtetës, legjendar), në administrim të MM. Mos kjo është një manovër, për të humbur gjurmët e asaj që realisht ka ndodhur me shkatërrimin e këtij klubi legjendar dhe shitjen e pronave të tij? Në përgjigjen, lidhur me shkarkimin e pamotivuar të Gjeneralëve, Ministri i Mbrojtjes, ndjehet i shqetësuar për ecurinë në gradë dhe karrierë të ushtarakëve, ndaj dhe propozon shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të katër Gjeneralëve. I kujtojmë Ministrit të Mbrojtjes, se nëse do të ishte ky shqetësimi i tij, do ta mbështesnim edhe ne,  ashtu si kemi bërë deri më tani. Por, si mundet që ta besojmë Ministrin, kur ai vazhdon të mbajë aktualisht në kundështim me ligjin,  Kolonelë, Nënkolonelë dhe Majorë,  që i kanë tejkaluar kohët maksimale të qëndrimit në gradë.

Ju kujtojmë zoti Ministër, se në kushtet e ligjit, për nxjerrjen në rezervë të Gjeneralëve, në raport me kohëqëndrimin dhe mospërparimin në gradë të tyre, (nisur nga arsyetimi juaj), duheshin larguar disa  gjeneralë të tjerë, edhe pse në pikëpamje të moralit të tyre, ju nuk duhet të punonit me admiralë që kanë shitur detin,  gjeneralë që kanë qenë pjesë e tragjedisë së Gërdecit apo  dhe të gjeneralëve si shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm, pjesë e  aferave korruptive  të përmendur qartë në Ëikileaks .  A mund të na thoni zoti ministër se në cilin vend të NATO-s ndodh një gjë e tillë?  Si mund të ndiheni rehat kur uleni në tavolinë dhe diskutoni me kolegë të vendeve të NATO-s, përballë këtyre bëmave klienteliste dhe aspak të denja për një vend anëtar te saj? Përse nuk i keni propozuar për shkarkim dhe nxjerrje në rezervë këta Gjeneralë zoti Ministër? Ne mendojmë dhe gjykojmë, se ju, nuk i zbatoni ligjet e shtetit, por përpiqeni ti reviziononi ato dhe ti shikoni të shkëputur nga ligjet e tjera, që bëjnë të mundur mirëfunksionimin e Forcave te Armatosura ne RSH.

Zoti Ministër, nuk mund të na mbushni mendjen me një apo dy referenca ligjesh në propozimin që bëni,  dhe të interpretoni si të doni.

Lexoni me vëmendje ligjin Nr. 9210, date 23.03.2004, Për Statusin e Ushtarakut te Forcave të Armatosura të RSH, Ligjin Nr. 9171, date 22.01.2004 Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake në Forcat e Armatosura të RSH,(nenet, 10,11,15, 21, 24 pikat b,c,d, Ligjin Nr.8671, datë 26.10.2000 , Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik në FA të RSH, ndryshuar me ligjin Nr. 9194, date 19.02.2004,  si dhe Ligje të tjera  organike që rregullojnë mirëfunksionimin e Forcave të Armatosura të RSH.

Zoti Ministër, përgjigjia juaj, citoj .në çdo moment ligjet e lartëpërmendura (dhe këtu bëhet fjalë për nenin 7, pika 8 ne ligjin nr.86 date26.10.2000, i ndryshuar  dhe nenin 10 dhe nenin 24, pika 1, gërma a në ligjin nr. 9171, date 22.01.2004) .. legjitimojnë  të drejtën e Ministrit të Mbrojtjes  të propozojë shkarkimin  nga detyra dhe daljen në rezervë të ushtarakëve me grada madhore,…  nuk  është aspak e drejtë.

Askush në shtetin demokratik nuk mund të sillet si bajraktar në zbatimin e ligjeve , për më tepër të krijojë probleme dhe shqetësime  në ushtrimin e detyrave që i janë ngarkuar, për punën dhe personelin në vartësi të  tij.  Kush ligj jua ka dhënë të drejtën që të çoni në konspiracion të plotë dhe si frikacak propozimin e shkarkimit dhe të nxjerrjes në rezervë të Gjeneralëve  tek Presidenti i Republikës ?.

Nga se kishit frikë zoti Ministër, nëse ju jeni në zbatim të ligjit?

Pamundësia e sistemimit në detyrë të Gjeneralëve është një gënjeshtër dhe  papërgjegjshmëri e juaja zoti Ministër, pasi aktualisht ju keni në detyra në funksion gjenerali, oficerë që mbajnë gradën e Kolonelit, edhe pse, prej disa vitesh keni mbajtur Gjeneralbrigade Qirjazin, në vend Koloneli, e për më keq akoma keni mbajtur Gjeneral major Zaimin, ne funksione absolutisht të papërputhura me gradën që ai mban. Për Forcat  e Armatosura të RSH, do të ishte në nderin e saj që të ketë një Gjeneral brigade si Vladimir Qirjazi, i cili ka eksperiencë, për shkak të pjesëmarrjeve direkte në misione të OKB-së në Gjeorgji, në misione të NATO-s në Bosnjë Hercegovinë, pjesëmarrës dhe drejtues në të gjitha stërvitjet e zhvilluar brenda dhe jashtë vendit dhe që është arsimuar në institucione arsimore në perëndim (USA) etj.   Këta Gjeneralë, ju kanë pëlqyer dhe ju kanë kundështuar zoti Ministër!

Ata janë treguar, më shumë se sa duhet profesionistë, me integritet  dhe me eksperiencë. Ata nuk kanë heshtur, kur ju i keni urdhëruar të bëjnë veprime  në kundështim me ligjin?  Zoti Ministër ! Kur e keni privatizuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe e trajtoni atë si pronën tuaj? Pse mendoni se  mund te beni cfare te doni  me MM, Shtabin e Pergjithshem dhe gjithe resurset e tyre.

Të gjitha sa theksuam më lartë, tregojnë edhe një herë se ju zoti Ministër,  i  keni propozuar për ti liruar dhe nxjerrë në rezervë, me tendencë këta Gjeneralë,  për tju hapur rrugën Gjeneralëve militantë, që do tju binden verbërisht urdhrave tuaja, apo që të arrijnë deri aty,  sa të ndryshojnë ngjyrat e makinave dhe ti bëjnë ato, ngjyrë Blu. Gjithsesi zoti Ministër,  ne nuk çuditemi shumë nga këto veprimet tuaja,  pasi ju vendosët edhe një standart tjetër në të vetmin vend të NATO-s, që të shpenzoni miliona nga fondet e ushtrisë shqiptare,  për të bërë koncerte luksoze folklorike, që nuk mund ti organizojë as vetë Ministria e Kulturës duke çuditur Ministrat e Mbrojtjes së Rajonit dhe Gjeneral Stravidhisin. Arsyeja është e thjeshtë. Ushtria shqiptare është e pa veshur dhe ushtarakët kthejnë lekët që kanë marrë nëpër shpërblime apo leje të pa bëra.

Një tjetër problem shqetësues për ne, mbetet roli i Komandantit të Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura,  i cili në rastin konkret ka firmosur pa asnjë shkak ligjor  shkarkimin dhe nxjerrjen në rezervë të katër gjeneralëve. A nuk i njeh Komandanti i Përgjithshëm gjeneralët në punën dhe aktivitetin e tyre? A nuk i njeh ai problemet  me Gjeneralët e tjerë? Me çfarë morali mbahen ata në punë? A nuk qe ky rasti që Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të jepnin llogari përpara  tij për këto propozime antiligjore dhe tendecioze? Në përfundim, duam të theksojmë se shkarkimi i Gjeneralëve është bërë në kundështim me ligjet e shtetti dhe etikën profesionale. Me sjelljen e tij, Ministri i Mbrojtjes  ka cënuar rëndë personalitetin e këtyre ushtarakëve madhorë me kontribut konkret për FA, profesionistë dhe me eksperiencë brenda dhe jashtë vendit.  Ne jemi të bindur se ata janë nxjerrë në rezervë për shkak të mosveprimeve të kërkesave të eprorëve, vetëm se kërkesat e këtyre të fundit ishin të papajtueshme me ligjet e shtetit.  Ne i mbës

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›