Greqia, në qendër të takimit të Eurogrup dhe Ecofin
BRUKSEL - Paketa e dytë stimuluese për Greqinë prej 130.000.000.000 euro, do të trajtohet në Bruksel në takimin e ministrave të financave të eurozonës (Eurogroup).
Kredia e re, ulja e mëtejshme e rrogave dhe pensioneve dhe "prerja" e mëtejshme e borxhit grek, janë kërkesat në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të Eurogroup.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BE do të nxisin një normë prej 3% për bonot greke, me qëllim që të sigurojnë qëndrueshmërinë e borxhit, pasi ato besojnë se ekonomia greke nuk mund të përballojë norma të larta interesi.
Qeveria greke i përgjigjet këtij presioni me projekt-marrëveshjen me bankat për shkëmbimin e bonove (PSI), për të cilën Charles Dalaras i Institutit Financiar Ndërkombëtar është optimist.
Ai tha dje nga Parisi se propozimi i paraqitur në Athinë, në emër të kreditorëve private, "ishte më i miri që mund të ofrohej” dhe se bëhet fjalë “ose për ristrukturim vullnetar të borxhit, ose falimentim".
Procedurat për paketën e stimujve të reja duhet të përfundojë deri në mars, dhe Greqia do të duhet të paguajë më 20 mars një vlerë prej 14.4 miliardë.
Burime të cituara nga agjencia Dow Jones argumentojnë se edhe në rastin më të keq, BE-ja dhe FMN-ja nuk do të lënë Greqinë të falimentojnë, dhe për këtë arsye ideja është për një kredi-urë, një paketë ndihme prej 130.000.000.000 Euro, që Greqia të paguajë obligacionet me vlerë maturimi 14.400.000.000 Euro në 20 mars.
Ecuria e bisedimeve për pjesëmarrjen e individëve në këmbimin e bonove dhe marrëveshja e pritshme do të paraqitet sot nga Ministri i Financave Evangelos Venizelos në mbledhjet e Eurogrupit dhe Ecofin në Bruksel.
Në Samitin e datës 30 janar pritet të miratohet marrëveshja përfundimtare.