Letërsi, Vitrina e librit pasurohet me autorë shqiptarë dhe të huaj

Stendat e librarive të kryeqytetit me tituj të rinj këtë fundjavë
Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar me një numër librash të rinj, të autorëveshqiptarë dhe të huaj. Vitrina e librit ka rezervuar këto ditë një numër të madh titujsh të rinj, të cilët në këtë sezon sjellin histori dhe ngjarje interesante, e mes tyre nuk mungojnë dhe historitë rozë. Këta tituj të rinj librash vijnë pranë lexuesve nga autorë të njohur botërorë dhe shqiptarë, të cilët tashmë janë bërë të njohur me veprat e tyre. Në këtë stinë , duket se libri është bërë miku më i mirë, pasi dhe shitjet sipas librarëve kanë qenë jo të pakta, si për autorët shqiptarë ashtu dhe për ata të huaj. E ndër tituj të rinj nga autorët shqiptarë mund të përmendim Jeta dhe vepra vazhdon kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi. Ky vëllim është promovuar mes miqsh artistësh e kolegësh, libri në përkujtim të 80-vjetorit të lindjes. Libri i përgatitur nga prof. Zhani Ciko, sjell gjithçka që Zoraqi i la popullit shqiptar, e veçanërisht kontributin në zhvillimin e muzikës shqiptare në të gjitha gjinitë. Në tituj nga autorë shqiptarë vjen dhe Vila me dy porta, një rrëfim mbi iluzionin e lumturisë nga Vera Bekteshi, ku autorja na sjell një roman dokumentar apo rrëfimin e jetës së saj në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë, goditja e Fshesës së Hekurt në vitin 1974, kalvari i internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.Vila me dy porta sjell një këndvështrim tjetër për të njëjtën periudhë: këndvështrimin e njeriut që u lind dhe u rrit në iluzionin e lumturisë dhe paqes si fëmijë e nomenklaturës së Bllokut, dhe pastaj një ditë sheh se si shembet krejt ngrehina e kësaj lumturie, mashtruese, sepse revolucioni ha bijtë e tij. Tituj të tjerë të rinj që servir vitrina e librit për këtë javë janë Ese të letërsisë shqipe të Ernest Koliqit, një prej poetëve, prozatorëve, dramaturgëve dhe studiuesve letrarë të mëdhenj shqiptarë. Kjo përmbledhje me ese botuar në Itali më 1972 përmban kontribute, kumtesa e artikuj të mbajtur në konferenca e kongrese të ndryshme shkencore të botuara jashtë Shqipërisë të cilat kapin një periudhë kohe 15 vjeçare, duke filluar nga viti 1953 deri në vitin 1968. Ky libër vjen i përkthyer në shqip nga Dhurata Shehri. Enciklopedia e Kurveleshit, përbën përpjekjen e parë për botimin e plotë në nivel rajonal dhe kombëtar, për një krahinë relativisht të vogël (me 15 fshatra) për të vijuar më pas me botime të ngjashme për krahina të tjera të trevës së Labërisë, të cilat do të krijonin bazën e nevojshme për botimin e Enciklopedisë së Labërisë. Përmban rreth 2.000 zëra nga të gjitha fushat. Zërat me karakter gjeografik janë rreth 150. Bie në sy peizazhi gjeografik natyror dhe ai kulturor, veçoritë themelore të relievit dhe individualiteti që e karakterizon këtë malësi, shumëllojshmëria e dukurive karstike, klima, hidrografia, dherat, mbulesa etj. Figurat dhe personalitetet e Kurveleshit (sipas fshatrave dhe në shkallë krahine e më gjerë) zënë pjesën më të madhe të saj me1150 zëra (nga të cilët 60 femra, 450 të vrarë në luftërat me forcat e huaja pushtuese, të shpallur ose jo si dëshmorë të atdheut, dhe të tjerët personalitete në fusha të ndryshme të jetës, në fshatra, në krahinë e më gjerë). Botimeve me karakter historik sapo iu është shtuar një botim mjaft joshws nga Instituti i Dialogut dhe Kominikimit. Mesdheu një ndër veprat më interesante, të një prej historianëve më të shquar francezë e europianë të shekullit që shkoi, Fernand Braudel tashmë ka zënë vend në libraritë shqiptare. Ndër tituj nga autorë të huaj përmendim dhe "Princesha e dashuruar",një roman bestseller që sjell shkrimtarja Meg Cabot. Jacqueline Suzan sjell për lexuesin Lugina e kukullave një ndër 10 romanet më të shitura të të gjitha kohërave. Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanaseve libri i njohur i studiueses Edit Durham vjen si ribotim për lexuesin shqiptar. Po ashtu vitrina e librit për këtë javë, na servir disa botime të reja mjaft interesante. Një nga librat më të diskutuar si Xhevahiri i medinës i gazetares profesioniste Sherry Jones, vjen edhe për lexuesin shqiptar. I ndaluar nga fondamentalistët dhe i censuruar nga SHBA ky roman është një aventure dashurie dhe besnikërie, një trajtese e historisë së figurës më të rëndësishme të Islamit, Muhamedin. Kodet magjike titullohet libri i Texe Marrs. Shenjat e fshehta, simbolet e mistershme dhe kodet e fshehura të mendjendriturëve, do të gjeni në këtë libër, pasi ata kanë gjuhën e tyre të fshehtë. Vepra Kodet Magjike, është madhështore për sa i takon objektit që trajton dhe zbulesave që sjell.Qyteti i baltës, është romani që sjell prozatorja kanadeze Deborah Ellis. Vepra e saj letrare jep jetën logjikën dhe absurdin mes njerëzve në Azinë Jugore, veçanërisht në Afganistan dhe vendet fqinje. Këtë libër shkrimtarja ia ka kushtuar fëmijëve të humbur që enden larg shtëpisë.
Last Updated on Saturday, 27 June 2009 20:42