Michael Jackson, Shuhet legjenda e muzikës pop

Miliona njerëz në botë, në zi për ikonën e muzikës
Michael Jackson ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare në Los Angelos, duke lënë në hidhërim botën e artit dhe miliona fansa. Mësohet se ylli i muzikës botërore pësoi arrest kardiak (ndalim së funksionuari të zemrës), ndërkohë kur mjekët arritën në shtëpinë e tij, ai nuk merrte më frymë. Lajmin e dha e para gazeta amerikane Los Angelos Times, ndërkohë që mediat e tjera raportonin se ai ndodhej në koma. Konfirmimi për vdekjen e Michael Jackson nga vëllai i tij Jermaine, ka bërë sakaq që miliona njerëz nga e tërë bota të mbajnë zi për njeriun, që do të mbahet mend gjatë në histori. Sipas njoftimeve në Los Angelos, arresti kardiak që shkaktoi vdekjen e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson, është shkaktuar si pasojë e numrit të madh të barnave që ka përdorur këngëtari, megjithëse kjo është ende e pa konfirmuar pasi priten rezultatet e autopsisë. Revista Life & Style njoftoi se Jackson kishte përdorur shumë barna muajt e fundit, duke përfshirë barnat kundër ankthit, Xanax dhe Zoloft, si dhe kundër dhimbjes- Demerol. Ndërkohë, një burim pranë tij ka thënë se ekziston frika që këngëtari ta ketë tepruar me dozën e barnave që mund ti ketë shkaktuar arrest respirator dhe kardiak. Ish-gruaja e Michael Jackson, Lisa Marie Presley, e bija e Elvis Prestleyt, tha se ajo është e pikëlluar dhe e hutuar, për vdekjen e yllit të muzikës pop. Edhe nëna e saj Priscilla Presley, është shokuar kur ka marrë lajmin e hidhur. Jam shumë e pikëlluar dhe shumë e hutuar me të gjitha emocionet ekzistuese. Më është thyer zemra për fëmijët e tij, të cilët për të ishin gjithçka, si dhe për familjen e tij. Kjo është një humbje shumë e madhe në shumë nivele... fjalët po më tradhtojnë..., është shprehur Lisa Marie. Me lot, këndim, madje edhe vallëzim, një numër i madh fansash të yllit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson, e kanë kaluar mbrëmjen përpara qendrës spitalore UCLA, afër shtëpisë së tij, njëkohësisht afër shtëpisë së prindërve të këngëtarit në Kaliforni, ndërsa fansa të shumtë u mblodhën edhe nëpër qytetet e tjera të SHBA-së. Fansat bllokuan rrugët në Los Angelos dhe ndezën muzikën e Jackson për të nderuar vdekjen e legjendës botërore. Po kështu, fansa të shumtë u mblodhën edhe nëpër rrugët e qyteteve të tjera të mëdha, siç janë New Yorku, Philadelphia, Washingtoni, Chicago etj. Ikona e muzikës pop filloi karrierën si fëmijë me grupin Jackson 5, ndërsa u bë këngëtari më i famshëm në botë kur filloi të këndonte solo në vitet shtatëdhjetë. Lancimi i albumit "Thriller" ishte arritja më e madhe e tij në karrierë, pasi ky album mban rekordin e albumit më të shitur të të gjitha kohërave. Ndërsa hitet e tilla si "Billie Jean" dhe "Beat It" bënë që mbreti i muzikës pop të pëlqehet nga miliona fansa anembanë botës, të cilët imitonin stilin e tij të vallëzimit. Me vdekjen e Michael Jackson është parë dhe një aktivitet i jashtëzakonshëm në internet, sidomos në portalet e mëdha për lajme dhe ata që mbulojnë aktivitetet e vipave. Sapo ka dalë lajmi njerëzit janë dyndur në internet që ta konfirmonin atë, duke sjellë një mbingarkesë të paparë në internet. Në Twitter të gjithë celebritetet që e përdorin, duke filluar që nga Miley Cyrus deri te Ashton Kutcher, kanë dhënë mesazhet e tyre të rastit, mesazhe këto të ndjekura nga miliona të tjerë të shkruara nga fansa të thjeshtë. Më pas Twitter është detyruar të mbyllë funksionin e kërkimit, sepse herë pas herë dilte offline. E njëjta situatë mbingarkesë edhe në Facebook. Ndërsa LA Times online ka dalë jashtë linje në momente të caktuara. Jackson po përgatitej për një turne në Angli. Michael Jackson lindi më 29 gusht të vitit 1958 në Gary, Indiana, SHBA. Në faqen amerikane të internetit ''Amazon.com'' disqet e Michael Jackson u renditën në 15 vendet e para të klasifikimit për nga shitja e tyre, disa orë pas njoftimit të vdekjes së tij, bëri të ditur një gazetar. Riprodhimi i albumit më të famshëm "Thriller", që u rinxor në 2008-n me rastin e 25-vjetorit të albumit origjinal, ishte disku më i shitur në faqen amerikane të internetit para "Off the Wall" (1979) dhe "Bad" (1987). Në versionin frëngjisht të ''Amazon'', Michael Jackson renditej në 10 vendet e para të klasifikimit për disqet më të shitura, ndërsa versioni origjinal i "Thriller" (1983) renditej në vend të parë, para "Bad" dhe "The Collection". Albumi më i mirë "The Essential" (2005) ishte disku më i shitur para "Thriller" dhe "Off the Wall".
**************************************************************
VIP-at derdhin lot për vdekjen e yllit të muzikës pop
Edhe VIP-at kanë derdhur lot për vdekjen e këngëtarit Michael Jackson. Kështu një prej emrave më të njohur të muzikës, Madonna, ka qenë e ndër të parët që ka treguar se këngëtari Michael Jackson ka qenë një prej emrave më të mëdhenj të muzikës,dhe më tej ajo ka shtuar se bota humbi një artist të madh, legjendën e muzikës. Bota humbi një prej gjigantëve të saj, muzika e tij do të jetojë përjetë. Sot unë jam pranë tre fëmijëve të tij dhe familjareve. Zoti e bekoftë", është shprehur mes lotëve Madonna. Ndërsa ylli tjetër i muzikës Elton John, ishte në një koncert në Londër, kur mori vesh lajmin për vdekjen e këngëtari Jackson. Ai i dedikoi legjendës së muzikës, këngën "Don't let the sun go down on me". E madhja Elisabeth Taylor është shumë e tronditur për të dhënë një deklaratë për vdekjen e Mbretit të Pop-it. Aktorja ka pasur gjithnjë një raport të fortë miqësie dhe qëndroi pranë Michael Jackson në momentet më të vështira të jetës së tij. E motra e tij, këngëtarja Janet Jackson është në zi dhe shumë e tronditur për vdekjen e papritur të vëllait të saj. Gruaja e parë e Michael, Lisa Marie Presley thotë se është e prekur nga vdekja e tij. "Është një humbje e madhe", thotë vajza e Elvis Presley-t, e cila ka qenë e martuar me mbretin e pop-it nga vitit 1994 deri në 1996. Ai ishte një legjendë. Ashtu siç nuk do të ketë më një Fred Astaire ose një Elvis Presley, po ashtu nuk do të ketë më një Michael Jackson, ka thënë regjisori Stiven Spilberg. Britney Spears dhe ish-i dashuri i saj Justin Timberlake, po ashtu i bënë homazh idhullit të tyre. Dyshja më e famshme e muzikës pop, të cilët kanë pasur mundësinë të dalin në skenë bashkë me mbretin e muzikës pop, kanë pranuar se kanë qenë shumë të frymëzuar nga Jackson. U entuziazmova shumë kur dëgjova se do të mbajë koncerte në Londër. Unë do të isha në turne në Evropë asokohe dhe planifikoja të shkoj në koncertet e tij. Ai ka qenë një inspirim gjatë gjithë jetës time dhe jam shumë e dëshpëruar që ai nuk është më, ka thënë Britney. Ndërkohë, Timberlake është shprehur se bota jo vetëm se ka humbur njërin nga yjet më të mëdha të muzikës, por njëkohësisht ka humbur një gjeni, i cili ka qenë frymëzimi i të gjitha gjeneratave. Aktivisti amerikan për të drejtat e njeriut, Al Sharpton, mik i ngushtë i këngëtarit, tha se Jackson ishte një figurë historike që kishte promovuar pranimin nga shoqëria të zezakëve.
**********************************
Skandalet gjyqësore
Skandalet dhe akuzat e pedofilisë, nuk rrëzuan imazhin e mitit të Michael Jackson, i njohur për publikun që prej moshës 5-vjeçare. Mijëra amerikanë e kanë cilësuar atë si gjeni, ikonë të muzikës pop dhe një mit të vërtete. Disa mjekë janë të mendimit se vdekja e Michael Jackson në një njëfarë mënyre ishte paralajmëruar. Në fillim të 2008, mbreti imuzikës pop u fotografua ndërsa lëvizte me karrige me rrota, më vonë qarkulluan zëra se Jackson vuante nga një sëmundje gjenetike me emrin A1Ad për shkak të mungesës së proteinës që mbron mushkëritë. Mjekët thanë se i vetmi shpëtim për të do të ishte transplanti i mushkërive. Megjithatë, ai citohet si njëri prej njerëzve më të famshëm të botës dhe jeta e tij personale shumë e mediatizuar, së bashku me karrierën e suksesshme, e kanë shndërruar Jackson për gati katër dekada në pjesë të kulturës popullore.
*********************************************************************Mohamed Al Fayed: Një memorial në kujtim të Jackson
Një memorial në kujtim të yllit të muzikës pop, kështu është shprehur miliarderi egjiptian Mohamed Al Fayed,i cili bëri të