E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe bota ka qeshur dhe ka ironizuar, kur fatin tonë e kemi varur tek fjalët e bukura dhe gënjeshtrat e mëdha të politikës

Nga Xhevahir TAHIRAJ 
Sa për zgjedhjet e kuvendit dhe ato të njësive vendore për gati 20 vjet, po u drejtohemi kutive të votimit për të 12-tën herë. Secila palë zgjedhje ka pas të veçantat e saj në sistemin, fushatën dhe rezultatin. Edhe këto dallojnë mbi të gjithë se janë të rëndësishme, vendimtare dhe interesante. Sigurisht që këto zgjedhje i përshkon ankthi dhe shpresat për ndryshim, i zbukuruan milionat e harxhuara me xhufka, shirita e fishekzjarre, i entuziazmoi melodia polifolk, tupan e çifteli por edhe i zhvlerësuan premtimet e përsëritura dhe aventurat e mrekullive që do të na vijnë. I dëgjuam, por a i besuam?! Kështu e nisën me lëvizjen e lirë dhe morën rrugët jashtë e brenda vendit si zogj shtegtarë të trembur. U joshëm nga çeku i bardhë dhe terapia shok. Dhe çuam në nivelin zero gjithçka. Na premtuan po këta se do nisnin të barabartë garën në start dhe na lanë me gisht në gojë e na hoqën jo pak por mbi 400 mijë në katër rrugët. Prona dhe pasuritë i bënë kaçurrel, varur e pleksur po rrinë shumë probleme të zhvillimit të vendit. Tani dy të mëdhenjtë duan të lozin volejboll dhe na thërrasin ti ndjekim besnikërisht se u duhet pushteti edhe pak sa të mbarojnë detyrat, detyrimet për familjet, të afërmit dhe bashkëpunëtorët. Marrëzitë e individëve edhe mund ti nëpërkëmbin interesat e hallexhinjve por janë shumë vite qeverisj9 x 9 që ta hamë të gjithë gënjeshtrën e madhe me ne fitojnë të gjithë. Ne pamë se mëkati dhe turpi që na mashtruan nuk ndëshkoi njeri por përkundrazi i rriti e fuqizoi, u nxori turpin e rriti lakminë dhe guximin të dalin përsëri në shesh dhe të mburren. Çfarë nuk dëgjuam: Ndryshim dhe korrupsion, vizion dhe epokë të re, risqe e kafshatë të nxjerrë nga varfëria e thërrimeve dhe rritje pensioni, legalizime e letra me vlerë tani ditët e fundit të mandatit. Përsëri duan ti ngremë në krah, ata të dy lart dhe ne të gjithë poshtë. Por këtë herë të drejtojnë vetëm, të bëhen kryeministra, të zgjedhin ekipet dhe të mos kenë ferra nëpër këmbë. Hajde e bukur demokraci që rrëshqite në republikë kryeministrore dhe nepotike. Për 4 vjet kjo metodë a nuk i shpërbleu me poste, emër, shanse e pasuri aq sa e blejnë, e rrëmbejnë të vetmen që kemi ne në dorë, votën! Shpesh kemi treguar si popull që nuk na udhëheq urtësia dhe arsyetimi, nxitohemi dhe kemi bërë shaka e prova me të ardhmen tonë. E në këto raste bota ka qeshur dhe ironizuar me fatin tonë se e meritojmë atë qeverisje që e kërkojmë tek fjalët e bukura, gënjeshtrat e kripura që thithim çdo ditë nga ekranet, bisedat, shtypi e kafetë. Ne kemi veçantinë se shohim prapa edhe kur duam të ecim para dhe nuk gabojmë por harrojmë. Duke qenë popull me pritje e durim stoik të gjatë , ne arrijmë kulme në urrejtje dhe të nxehur pështyjmë mbi veten, ne edhe të drejtën e duam edhe lirinë e të vërtetën e kërkojmë, por kur na përkëdhelin shpresën me gënjeshtra të bukura përsëri harrojmë e besojmë. Të keqen më të madhe një popull e pëson pikërisht pse beson, beson përsëri, beson edhe pse i bindur se e gënjejnë ndaj dëshpërohemi aq shumë pas frymëmarrjes maratonës fushatë dhe i nënshtrohemi gabimeve tona fatalist. Por a do të vazhdojnë për inerci edhe këto zgjedhje si të tjerat?! Sado të dyzuar të jemi, nuk duhet të turbullohemi, sado të vobektë e hallexhinj, të mos humbim shpresat sepse tani e kemi edhe një shans të shpëtojmë nga zgjedha e gënjeshtrave, nga tundimi i provokimeve, nga zhvlerësimi i votës. Pak durim, pak arsyetim, pak vëmendje dhe dorë për dore me të gjithë të të njëjtave halle. Shikoni si na kanë lënë vetëm përballë politikës. Është tkurrur zëri i analistëve, publicistëve, është zbehur zëri i guximtarëve dhe tërë shoqëria civile ka dalë në prapavijë sikur ka orarin e shërbimeve vetiake ose presin sa lumenjt e rrëmbyer të mblidhen në vijën e zakonshme të tyre dhe pastaj të peshkojnë përsëri.        
Zgjedhje interesante, të rëndësishme dhe vendimtare
Tani është në provë fuqia dhe ndërgjegja e një populli. Ose do të ndahemi një herë e përgjithmonë nga e keqja ose do mashtrohemi dhe do gabojmë po të kërkojmë të provojmë edhe një herë se pas kësaj të lodhur e të dëshpëruar do ti nënshtrohemi të keqes. Deri tani ka folur syri, veshi, gjuha, tani duhet të zgjedhë e të flas truri dhe shpirti i një populli. Më shumë nga partitë duhet të flasin e ngrenë nivelin e qytetarisë forumet intelektuale, personalitete të lira, analistë e publicist të njohur. Demokracia në rrezik bashkë me të ardhmen e vendit a nuk vihet e kërcënohet nga filozofia e pushteteve absolute të njëanshme dhe sundimtare? A nuk është e rrezikshme dhe kërcënuese lakmia e njerëzve që kërkojnë me ngulm pushtet si ai që e ka provuar dhe ka dështuar, ashtu edhe ai që kërkon të provohet me çdo kusht e metoda demagogjike? A duhet ndaluar vrulli i sundimtarëve, vrulli i pushtetit të rreshtimit pro e kundra, apo duhet ti nënshtrohemi të pabindies, dhunës, së keqes e shfrytëzimit, korrupsionit një lloj të gjithë? Fjala e lirë dhe përfaqësimi sa më i gjerë merr frymë në një pushtet të hapur e të lirshëm, reciprokisht të vëmendshëm e të kujdesshëm, sa vertikalisht, aq edhe horizontalisht. Tashmë, kur kjo lidhje është këputur duhet patjetër që të rritet përfaqësimi politik i shtresave në pushtetin e ardhshëm.
Me një fjalë, duhet shpërndarë vota. Kjo gjë vë nën kontroll ekzekutivin, i forcon kërkesën dhe përgjegjësinë, e ngre në interesat e vendit mbi ato të partisë dhe e ndalon ti marri  kockën nga duart të varfërve. Me një ekzekutiv sa më të gjerë politik, rritet cilësisht profesionalizmi në administratat dhe transparenca publike bëhet reale. Po qe se asnjë nga të mëdhenjtë nuk i kalon 60 deputetët, nuk do kemi as qeverisje militantësh, as bunkerë  bashkiak. Ja pse sovrani popull duhet ta zgjidh litarin e pushtetit një partiak. Vërtet dy të mëdhenjtë qajnë për hallet tona? E kanë mendjen tek populli e Shqipëria, po treten për fatet e vendit? Po qe vërtetë kështu, le të presin gjykim, pse çirren e përpëliten se na duan aq shumë sa po treten? Ata që janë shkrirë vërtetë për vendin janë mjaftuar dhe ndihen të vlerësuar me ndonjë simbolikë nderi e përkujtimi. Ndërsa këta sot duan shumë aq shumë sa edhe fëmijët tanë ti lëmë në borxhe. Këta nuk ngopen me një moment me një deklarim e simbolikë nderi që emri tu mbetet në alternizimin e shërbimit njerëzor, por duan sa të jenë gjallë ata dhe raca e tyre, tua shpërblejmë apo ti marrin vetë ato që kërkojnë. Vetëm shikoni si bërtasin e thërrasin ti bëjmë kryeministra. Ah të shkretën që ska dy karrige kryeministrore! Po që u është mbushur mendja se janë të dy të fituar! Kjo po; është e vërtetë; sa edhe për të qeshur. Jo se është vetëm mburrje dhe pushtim e hijezim i tjetrit, por sepse të dy kanë fituar shumë, aq shumë sa nuk e kanë vlerësuar asnjëherë popullin që i ka vlerësuar e provuar ata. Njëri po i pushton të vetët me hijen e të pathyeshmit me figurën e të pamposhturit e strategun e marifeteve. Tjetri e ka fituar opinionin e fragmentarizuar me mbizotërimin e filozofisë naive. Ta provojmë edhe këtë. Fansat e tij por edhe lodhja e tij e gjatë e ka ngritur si njeriun e zgjedhur e duhur e sjell që mund të ribëjë Shqipërinë. Aq e sigurt po bëhet fitorja e tyre, sa ekipe vullnetarësh bredhacakësh, propagandues e tellall po nxitojnë tek sazet, buqetat, kartolinat e sms e krimit. Me të vërtetë çfarë mund të ndodhi sikur njëri nga të dy të mëdhenjtë të fitojnë vetëm bindshëm, pale plebishitare siç kërkon? O zot na ruajt nga vrulli i tyre, vrapim i tyre, vorbulla e tyre, shklemat dhe hallakatjet e tyre. Me të vërtetë të kemi harruar se ata të dy ngjajnë e ndryshojnë shumë nga njëri- tjetri? Ngjajnë se pushtetin e duan vetëm vet, nuk duan zhurma as kritika, as devijime as mendime nga të tjerët. Me ata fitojnë bashkëpunëtorët, të heshturit, besnikët, shërbyesit. Ata janë pro amerikanë dhe evropian, por të mos i vëzhgojnë mos i kritikojnë mos i vlerësojnë bëmat e vizionet e tyre të avancuara demokratike. Të dy i duan dhe i respektojnë mjetet vizive dhe të shkuara, por i rëndojnë dhe i harrojnë, i taksojnë e gjobisin, bëjnë sikur i harrojnë e si përfillin. Të dy i duan ekipet e reja si KOP e vullnetarët të arsimu

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›