E Martë, 3 Nëntor 2026

Letërsia apo politika/ Shkrimtarët diskutojnë në Festivalin Ndërkombëtar të Librit

Në ditën e tij të dytë Festivali Ndërkombëtar Letrar vijon diskutimet me panele të ndryshme.

Pjesë e panelit të sotëm ka qenë edhe shkrimtari kosovar, Shpëtim Selmani, po ashtu Methild Heneke (o. Mechthild Henneke) nga Gjermania dhe shkrimtari Bashkim Shehu.

Tematika e këtij edicioni të 9- të festivalit ishte përballja në fusha të ndryshme e veçanërisht asaj kulturore e letrare.

Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar shkrimtarët theksuan nevojën e bashkëpunimit dhe rëndësinë e tij.

Në këtë festival Lindja dhe Perëndimi qëndrojnë përballë, duke ngritur diskutime me çështjet që përballet letërsia sot, letërsia në rajon por edhe me tej, sa fuqi ka letërsia të përçajë dhe të dal sipër debateve të ndryshme politike?

Festivali Ndërkombëtar i Librit për të rinj përfundon në datën 6 tetor.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›