Letersia e shterimit
Dua te diskutoj per tre gjera pak a shume se bashku se pari per disa pyetje te hershme te ngritura nga ekzistenca e arteve intermediale se dyti per disa aspekte te shkrimtarit argjentinas Jorge Luis Borges per te cilin ushqej admirim te madh se treti per disa shqetesime profesionale te miat te cilat lidhen me ceshtje te tjera dhe kane te bejne me ate qe une po e pagezoj letersia e mundesise se shteruar ose thene me me sqime letersia e shterimit.
Me shterim nuk kam ndermend ndofare gjeje kaq bajate sa tema e dekadences fizike morale ose intelektuale porse vetem sterperdorimin e disa formave te caktuara letrare ose shterimin e disa mundesive te caktuara ne letersi te cilat nuk eshte se jane domosdoshmerisht shkak per tu deshperuar. Se shume artiste madhore te Perendimit per dekada me radhe skane gjetur qetesi tek perkufizimet per median artistike zhanret dhe format kjo sdo shume mend pop arti happening-u dramatik dhe muzikor gama e plote e artit intermedial apo artit te medias se shumellojshme jane deshmia me e fundit e rebelimit ndaj Tradites. Nje katalog qe erdhi ne posten time para disa ditesh per shembull reklamon artikuj te tille si Ushqim bruto per mendime koti i Robert Filliou-t nje kuti plot me kartolina mbi te cilat jane shkruar pyetje ne dukje pa kuptim te cilat mund ti postohen kujtdo qe bleresi mendon se eshte marres i pershtatshem Gjarpri prej letre i Ray Johnson-it nje koleksion me shkrime trillane shpesh thumbues dikur i postuar tek miq te ndryshem ajo qe katalogu e pershkruan si Shkolla e New York-erit per Letersine e Leterkembimit dhe Tipografia e pabesueshme e rastesise e Daniel Spoerr-it ne dukje nje pershkrim i te gjitha objekteve qe rastisin te jene ne tryezen e studios se autorit ne fakt megjithate... ato jane nje kozmologji e ekzistences se Spoerr-it.
Ne dukje se paku dokumenti qe liston artikujt eshte nje katalog i Shtypit te Dickaje Tjeter nje ndermarrje e luhatshme kjo. Ne fakt sidoqofte ka gjase te jete nje prej dhuratave te tyre me sa di une Shkolla e New York-ut per Letersine e Reklamimit Nepermjet Postes se Drejtperdrejte. Per cdo rast krijimet e tyre te yshtin gjate leximit dhe ia vlejne te jene tema bisedash interesante ne oret e mesimit mbi krijimtarine letrare per shembull ne te cilat ne diskutojme romanin e pambarueshem pa numra faqesh krejt rastesisht te renditur dhe ngasjen per ta shtypur Zgjimi i Fineganeve ne formen e nje peshqiri qe hapet vazhdimisht ne nje rrotull. Eumlshte me terheqese per tu perfshire ne biseda te folurit per tekniken e artit se sa te besh art dhe zhanri i e happening-ut dhe lloji i tyre eshte me se pari nje menyre e te diskutuarit per estetiken ne te vertete shembullzimi me dramatik pak a shume i ceshtjeve me vlere dhe interesante mbi natyren e artit dhe perkufizimit te termave dhe zhanreve te tyre.
Dicka qe bie lehtesisht ne sy tek artet intermediale eshte per shembull prirja e tyre prirje e vene re dhe nga revista Life per te zhdukur receptuesin tradicional audiencen e qe e kupton artin e artistit ne happening-e audienca shpesh eshte i perjashtuari ndersa disa lloje te reja muzike kompozohen pa pasur kurrfare synimi per tu interpretuar por po keshtu perfytyrimi me tradicional i artistit e konsideron ate mbartes te ndergjegjes aristoteliane qe realizon efektin artistik me ane te teknikes dhe zotesise me fjale te tjera artisti eshte i lindur me dhuntine e nje talenti te pazakonshem dhunti te cilen e ka zhvilluar dhe disiplinuar deri ne nivelin e mjeshterise.
Perballe tij qendron nje perfytyrim aristokratik te cilin perendimi demokratik duket se eshte i etur ta heqe qafe jo vetem autorin e gjithedijshem te prozeshkrimit te hershem por bash idene e kontrollit te artistit ide e cila eshte denoncuar si politikisht reaksionare madje fashiste.
Personalisht duke pasur temperamentin qe zgjedh te rebelohet kunder kodeve tradicionale kam prirjen te parapelqej llojin e artit qe jo shume njerez mund ta bejne ate lloj qe kerkon njohuri te vecanta dhe mjeshteri sikurse ide te ndritshme estetike dhe/ose frymezim. Me pelqen pop arti i koleksioneve te famshme te Albright-Knox-it pak blloqe banesash larg shtepise time ne Buffalo ashtu sikur nje bisede e cila ne pjesen me te madhe te saj eshte e gjalle por ne teresi me bejne me shume pershtypje zhongleret dhe akrobatet ne hipodromin e vjeter te Baltimore-s ku e kisha zakon te shkoja cdohere qe kishte shfaqje te reja ato jane mjeshteri te mirefillta me te cilat behen gjera qe i enderrojne dhe flasin te gjithe porse nuk mund ti beje pothuajse askush.
Them se dallimi qendron mes gjerave per te cilat ia vlen te flasesh gjate pirjes se nje birre sidomos nese behet fjale per dike te brezit tim dhe gjerave qe ia vlen te behen. Duhet shkruar nje roman me skena qe shfaqen papritmas si ne librat e kahershem te femijeve ka gjase te thuhet ne biseda te ketilla me nentekstin se njeriu nuk priret te marre mundimin qe kete ta beje vete ai.
Megjithate arti me format dhe teknikat e tij jetojne ne histori dhe sigurisht ndryshojne. Une kam simpati per nje vezhgim qe thuhet se e ka bere Saul Belloe sipas te cilit te qenit i perditesuar teknikisht eshte gjeja me pak e rendesishme per nje shkrimtar megjithese do te doja te shtoja se kjo cilesi pak e rendesishme megjithate mund te jete thelbesore. Gjithmone te qenit teknikisht jashte kohe ka gjasa te shnderrohet ne nje te mete te mirefillte Nese do te kompozoheshin sot perseri Simfonia e Gjashte e Beethoven-it ose Katedralja e Chartres-it kjo do te qe thjesht e sikletshme. Jo pak romanciere shkruajne sot romane te tipit ne-te-kthyer-te shekullit vetem se me pak a shume gjuhen e mesit te shekullit te njezete dhe per njerez dhe tema bashkekohore kjo i ben ata deri diku me pak interesante sipas meje se sa shkrimtaret e shkelqyer qe jane gjithashtu teknikisht bashkekohore Joyce dhe Kafka per shembull ne kohen e tyre dhe ne tonen Samuel Beckett-i dhe Jorge Luis Borges-i. Artet intermediale do te thoja se priren te jene edhe ndermjetes mes mbreterise tradicionale te estetikes ne njeren ane dhe krijimit artistik ne anen tjeter mendoj qe artisti i zgjuar dhe qytetari do ti shohin ato me ate lloj serioziteti me te cilen degjon fjalet e mira te nje shitesi profesionist do te jene te vemendshem ne mos te perkushtuar dhe do te mbajne nen mbikeqyrje koleget e tij intermediale se paku me bisht te syrit. Ka gjasa qe ata te sugjerojne dicka te pershtatshme per krijimin ose te kuptuarit e veprave te mirefillta te artit bashkekohor.
Ai per te cilin dua te diskutoj pak ketu Jorge Luis Borges-i shembullzon me se miri ndryshimin midis nje artisti te dale kohe ne aspektin teknik nje qytetari teknikisht te perditesuar dhe nje artisti teknikisht te perditesuar. Ne kategorine e pare une do te perfshija te gjithe romancieret qe per mire apo per keq shkruajne jo si te mos ekzistonte shekulli i njezete por sikur shkrimtaret e medhenj te gjashtedhjete viteve te fundit deri diku nuk kane ekzistuar vini re qe nderkohe me shume se dy te tretat e shekullit tone kane kaluar eshte lemerisese te shohesh se si shume nga shkrimtaret e kohes tone shkruajne si Dostoevsky ose Tolstoy Flaubert-i apo Balzac-u nderkohe qe pyetja e njemendte teknike qe ngrihet mua me duket se eshte se si mund te jesh pasardhes jo vetem i Joyce-it dhe Kafka-s por i atyre me pas Joyce-it dhe Kafka-s dhe qe tani jane ne muzgun e karrierave te tyre. Ne kategorine e dyte hyjne njerez te ketille si nje fqinji im artist ne Buffalo i cili modelon Winnie-the-Pooh-e te vdekur ne permasa nganjehere madheshtore prej mushamave te mbushura me rere dhe te ngulura ne hunj ose te varura per qafe. Ne kategorine e trete hyjne pak njerez mendimi artistik i te cileve eshte po aq i lajlelujte sa i cdo romancieri te ri francez por qe arrin sidoqofte te shprehet me rrjedhshmeri dhe te mbetet pjese e kujteses dhe gjendjes tone akoma njerezore gje qe ka ndodhur gjithmone me artistet e medhenj. Te kesillojshem jane dy nga krijesat me te perkryera qe njoh une Beckett-i dhe Borges-i thuajse te vetmit bashkekohes te leximeve te mia cliruese qe mund te barabiten perkrah mjeshterve te vjeter te prozes se shekullit te njezete. Ne historine jo tronditese te vleresimeve letrare Cmimi Nderkombetar i Botuesve i dhene ne vitin 1961 dhe i ndare mes Beckett-it dhe Borges-it perben menjemend nje perjashtim.
Nje nga gjerat moderne te ketyre te dyve eshte fakti qe ne nje epoke te arritjes se sinoreve te fundit dhe zgjidhjeve te fundme se paku te fundeve te ndjera ne cdo gje duke nisur nga armet per te mberritur tek teologjia dehumanizimi i perhapur i shoqerise dhe historia e romanit vepra e tyre ne menyra te vecanta reflekton dhe merret me cakun e fundit si ne aspektin teknik ashtu dhe ne ate tematik si per shembull ne rastin e Zgjimi i Fineganeve i cili e ben kete ne nje menyre te ndryshme. Te bie ne sy meqe ra fjala se ciladoqofte domethenia ne permasen fizike Joyce ishte pothuajse i verber ne fund te jetes Borges-i eshte ne kuptimin e vertete te fjales keshtu dhe Beckett-i eshte bere pothuajse i pazeshem persiates ndersa ka kaluar me hop nga fjalite e ndertuara mrekullisht ne anglisht dhe fjalite gjithnje e me zymtane ne frengjisht ne prozen pa sintakse dhe pa shenja pikesimi tek Comment Cest dhe ne cakun e mbrame tek pantomimat e pafjala. Kjo mund te sherbeje si shkas per te shestuar nje diskutim teorik per Beckett-in gjuha tekembramja perbehet nga heshtja sikurse nga tingujt dhe pantomima mbetet komunikim si ide e shekullit te nentembedhjete te cilin para meje e pat realizuar qemoti nje student i universitetit te Yale-it por me gjuhen e veprimit. Megjithate gjuha e veprimit perbehet nga pjesa qe mbetet e ligjerimit sikurse nga levizja dhe kesisoj ne kontekstin e ecjes perpara te Beckett-it siluetat e heshtura dhe te palevizshme sidoqofte nuk jane caku i fundit. Cmund te themi per nje skene bosh te heshtur apo per faqet e pashkruara nje cak i fundme i arritur tashme ne shekullin e nentembedhjete nga avangardistet e East Aurora-s New York nga Elbert Hubbard-i tek Ese mbi heshtjen nje happening ku asgje nuk ndodh sikurse te 433 te Cage luajtur ne nje salle bosh Por komunikimi dramatik perbehet nga mungesa sikurse prania e aktoreve ne kemi daljet dhe hyrjet tona dhe kesisoj edhe kjo do te qe ne menyre jo te perkryer cak i fundme ne rastin e Beckett-it. Askurregjeja atehere ma merr mendja porse Askurregjeja per Beckett-in eshte ne menyre te nevojshme dhe te pashmangshme dic ku gjallon Qenia dhe gjithcmos tjeter. Per Beckett-in ne kete pike te karrieres se tij ndalja se krijuari me gjithsej do te ishte deri diku me kuptim vepra e tij madhore fjala e fundit e tij. Cfare fati i lume per tia taksur vetes Dhe une do te ndal se foluri ketu thote sherbetorja e hotelit Arsene tek Watt dhe ti nuk do ta degjosh me kurre zerin tim. Vetem heshtja per te cilen flet Molloy eshte heshtja prej te ciles eshte bere universi.
Pas ketyre fjaleve une do te shtoja ne emrin e te gjitheve ne te tjereve se pa keto arritje do te ishte i perfytyrueshem rizbulimi i vlefshem i artificeve te gjuhes dhe letersise i nocioneve te tilla jo te pakapshme si gramatika pikesimi... madje dhe tipizimi Madje dhe subjekti Meqenese merremi drejtperdrejt me to te vetedijshem per cakun deri ku kane mberritur paraardhesit tane.
Tani J. L. Borges-i eshte persosmerisht i vetedijshem per te gjitha keto gjera. Ne dekadat e lavdishme te shkuara te eksperimentimit letrar ai e lidhte aktivitetin e tij me Prisma-n nje reviste murale qe i botonte faqet e saj mbi mure dhe stenda veprat e mevonshme Labirintet dhe Ficciones jo vetem paraprijne idete me te skajshme te turmes se Shtypit Tjeterndryshe jo edhe aq e veshtire per ta bere por duke qene ne njehereshi vepra te mrekullueshme arti ato shembullzojne ne nje menyre te thjeshte ndryshimin mes arritjes se caqeve te fundit estetike dhe perdorimit te tyre artistik. Ajo cka eshte e rendesishme ka te beje me faktin qe nje artist jo vetem thjesht jep nje shembull te nje caku te fundme ai e funksionalizon ate.
Kini parasysh historine e Borges-it Pierre Menard Autor i Don Kishotit heroi Simbolist Francez i kohes ne-te-kthyer-te shekullit krejtesisht i sofistikuar nepermjet nje shperthimi mahnites imagjinate sheston jo kopje apo imitime vini re perkundrazi krijon disa kapituj te romanit te Cervantes-it.
Eumlshte nje zbulese na rrefen narratori i Borges-it te krahasosh Don Kishotin e Mernardit me te Cervantes-it. I dyti per shembull shkruajti pjesen e pare kapitulli nente
. . . e verteta mema e se ciles eshte historia rivalja e kohes arkivuesja e veprave deshmitarja e te kaluares shembull dhe keshilltare e te tashmes mentore e se ardhmes.
E shkruar ne shekullin e shtatembedhjete shkruar prej gjenise profane te Cervantes-it ky enumeracion perben thjesht nje lavderim retorik te historise. Mernard-i nga ana tjeter shkruan. . . e verteta mema e se ciles eshte historia rivalja e kohes arkivuesja e veprave deshmitarja e te kaluares shembull dhe keshilltare e te tashmes mentore e se ardhmes. E kesodore. Tani kjo eshte nje ide interesante me vlere te konsiderueshme intelektuale. Permenda me pare qe nese Simfonia e Gjashte e Beethoven-it do te kompozohej sot kjo do te qe e sikletshme por shume qarte nuk do te qe e tille jo domosdoshmerisht nese behet me synimin ironik prej nje kompozitori shume te vetedijshem per ate se ku kemi qene dhe ku kemi mberritur. Do te kishte atehere me shume gjase per me mire a per me keq te njejten lloj domethenie qe kane reklamat per supen e Campbell-it me autor Warhol-in me ndryshimin qe ne rastin e meparshem nje veper arti po riprodhohet ne vend te nje vepre jo artistike dhe komenti ironik do te ishte kesisoj ne menyre me te drejtperdrejte per zhanrin dhe historine e artit se sa per gjendjen e kultures. Ne fakt sigurisht qe te parashtrosh nje ceshtje te vlefshme intelektuale nuk eshte e nevojshme te rikrijosh Simfonine e Gjashte perseri sikurse Menard-i ne fakt kishte nevoje te rikrijonte Don Kishotin. Do te kishte qene e mjaftueshme per Menard-in tia kishte mveshur romanin vetes ne menyre qe te kishte nje veper te re arti ne kendveshtrimin intelektual. Ne te vertete ne disa tregime Borges-i luan bash me kete ide dhe une mund ta imagjinoj pa veshtiresi romanin tjeter te Beckett-it per shembull si Tom Jones njelloj sikur ishte romani i fundit i Nabokovit nje perkthim ne disa volume i Pushkinit i pajisur me shenime. Une per vete gjithmone kam gjakuar te shkruaj versionin e perkthimit te Richard Burton-it te 1001 neteve plotesuar me shtojca dhe gjera te kesillojta ne dymbedhjete volume dhe per qellime intelektuale as qe mu desh ta shkruaja.Cfare mbremjesh mund te kalohen duke pire nje birre dhe duke diskutuar Panteonin e Saarinen-it Wuthering Heights te D. H. Lawrence-it ose per administraten Johnson te Robert Rauschenberg-ut
Ideja mendoj une eshte serioze ne aspektin intelektual sikurse jane idete e tjera karakteristike te Borges-it shumica prej te cilave me shume te natyres metafizike se sa estetike. Por cka mbetet e veshtire per tu keqyrur eshte fakti qe Borgesi nuk ia atribuon Don Kishotin vetes rikrijon jo pak ate si te ishte i Pierre Menard-it ne vend te kesaj ai shkruan nje veper te dallueshme dhe origjinale te letersise tema e nenkuptuar e se ciles eshte veshtiresia ndoshta panevoja e shkrimit te veprave origjinale te letersise. Fitorja e tij artistike nese doni ta quani keshtu eshte fakti qe perballet ne nje cak te mbrame te vdekur dhe e funksionalizon kunder vetes per te krijuar nje veper te re njerezore. Nese kjo perkon me ate qe mistiket bejne cdo cast kur kalojne permatane ne pafundesi thote Kierkegaard-i dhe cdo moment qe kthehet pa dyshim pas ne te fundmen eshte vetem nje aspekt tjeter i kesaj analogjie te vjeter. Thene me nje gjuhe me popullore ka te beje me cdo cast kur artisti eshte ai qe do te heq qimen por pas nxjerre as edhe nje here te vetme syte.
Nje menyre tjeter e pershkrimit te arritjes se Borges-it mund te behet nepermjet dy prej termave te tij me te parapelqyer algjebra dhe zjarri. Ne historine e tij me te antologjizuar Tloumln Uqbar Orbis Tertius ai imagjinon nje bote teresisht te hamendesuar shpikjen e nje shoqerie te fshehte studiuesish qe e shtjellojne ate imtesisht ne gjithsecilin aspekt ne nje enciklopedi te fshehte. Kjo Enciklopedia e pare e Tloumln-it ajo qe prozeshkruesit nuk do te donin te kishte pare ne enderr Britannica-n pershkruan nje alternative logjike kundrejt kesaj bote te plote ne cdo aspekt nga algjebra deri tek zjarri i tij na rrefen Borges-i dhe eshte e nje fuqie te tille imagjinative qe sapo te ngjizet fillon te vete-perhumbet dhe perfundimisht te zevendesoj realitetin tone paraprak.
Ajo qe dua te them eshte qe as algjebra dhe as zjarri nese flasim me gjuhen e metafores nuk do ta kishin arritur kete rezultat pa tjetrin. Algjebra e Borges-it ajo qe une po quaj ketu algjeber eshte me e lehte per te folur se sa zjarri por cdo gjigant intelektual mund ti barazoje ato. Autoret imagjinare te Enciklopedise se pare te Tloumln-it ne vetvete nuk jane artiste megjithese vepra e tyre eshte ne nje fare menyre krijim dhe do te gjente nje botues te gatshem ne Nee York ne kohet e sotme. Autori i tregimit Tloumln Uqbar Orbis Tertius qe thjesht aludon per kete Enciklopedi mahnitese eshte artist gje qe e ben ate nje artist te rangut te pare si Kafka ai eshte kombinim i atij vizioni te thelle intelektual me brendakqyrje te thelle njerezore fuqi poetike dhe mjeshteri te perkryer te mjeteve te tij nje perkufizim i cili merret me mend qe une them se do ti pershtatej cdo shekulli pervec tonit.
Jo shume kohe me pare rastesisht ne nje poshteshenim te nje botimi diturak te Ser Thomas Browne-it Urna e varrosur besoj se ishte hasa ne nje te dhene te persosur borgesiane qe te ndermendte vete-realizimin e Tloumln-it ne kete rast ne Religio Medici te Browne-t pos te tjerash aludohej per librin e titulluar Tre mashtruesit. Tre mashtruesit eshte nje traktat blasfemik kunder Moses-it Christ-it dhe Mohammed-it por qe nuk ekziston nderkohe qe ne shekullin e shtatembedhjete shume njerez mendonin se ekzistonte ose kishte ekzistuar me pare. Komentatoret ia atribuonin ate kohe pas kohe Bocaccio-s Pietro Aretino-s Giordano Bruno-s dhe Tommaso Campanella-s dhe megjithese asnjeri prej tyre perfshire edhe Browne-in nuk kishin pare nje kopje te vetme te tij ai citohej vazhdimisht hidhej poshte shkruhej kunder tij dhe ne pergjithesi diskutohej sikur te gjithe te ishte lexuar aq sa ne shekullin e tetembedhjete doli nje veper e rreme me date te stisur krijimi te vitit 1958 me titullin De Tribus Impostoribus Tre mashtruesit. Eumlshte e habitshme qe Borges-i nuk e permend kete veper pasi duket qe ai ka lexuar absolutisht gjithcka perfshire ketu edhe librat qe nuk ekzistojne dhe Browne-i eshte njeri prej te cileve ai ka per zemer. Ne fakt rrefimtari i Tloumln Uqbar Orbis Tertius ne fund deklaron.. Anglishtja dhe frengjishtja si dhe spanjishtja e thjeshte do te zhduken nga globi. Bota do te jete Tloumln. Nuk me shqeteson aspak kjo por vazhdoj te rishikoj pune e bere gjate ketyre diteve te qeta ne hotelin Adrogueacute ndersa merrem me nje perkthim te pasigurte te Browne-t te cilin nuk kam ndermend ta botoj te Urna e varrosur.
Per me teper gjate rileximit te Tloumln... etj. tani gjejme nje shenim qe do te betohesha se eshte shkruar para nje viti milioneri i cuditshem qe financon Encikclopedine e ben kete me kushtin qe vepra nuk do te beje marreveshje me mashtruesit e Jezus Krishtit.
Ky infektim i realitetit prej endrres sic e quan Borges-i eshte nje nga temat e tij fort te dashura dhe komentimi i infektimeve te tilla eshte nje nga metodat e tij te parapelqyera prozeshkruese. Sikurse shume prej mjeteve te tilla me te mira ai e kthen metoden apo formen e artistit ne nje metafore te shqetesimeve te tij sikurse ben fundi i ditarit te Portreti i artisti ne rini ose shestimi ciklik i Zgjimi i Fineganeve. Ne rastin e Borges-it historia Tloumln ... per shembull eshte shkrim real i realitetit te imagjinuar ne boten tone analog me artefaktet Tloumlnian-e te quajtura hronir te cilat imagjinojne sikur ekzistojne. Me pak fjale eshte nje paradigme ose metafore e vetvetes jo thjesht forma e historise por fakti i historise eshte simbolik forma e shprehjes eshte mesazhi.
Vec kesaj ashtu si e gjithe vepra e Borges-it ajo shembullzon ne aspektet e tjera te saj temen time si nje artist mundet qe ne menyre paradoksale ti ktheje caqet e fundme te kohes tone ne materiale dhe mjete per vepren e tij paradoksalisht sepse duke vepruar keshtu ai e tejkalon ate qe dukej te ishte e kunderta e tij ne te njejten menyre mistikja qe tejkalon kufizueshmerin thuhet se arrin te jetoje shpirterisht dhe fizikisht ne boten e kufijve te percaktuar. Hamendesoni sikur keni dhuntine e te qenit shkrimtar nje bastard i orientuar nga shtypi sic na quajne ne McLuhanite-et dhe keni ndjesine per shembull qe romani ne mos letersia narrative ne pergjithesi ne mos vete fjala e shtypur ne kete ore te ekzistences se botes kane mberritur afer agonise se tyre mu ndane shkrehjes se fishekut te fundit ashtu sikur mendojne Leslie Fiedler-i dhe te tjeret. Prirem te jem dakord me kete duke pasur rezerva dhe dyshime.
Mediumet kane sigurisht historite e tyre bashke me mundshmerite e tyre historike dhe ka gjasa qe koha e romanit si forme madhore e artit te kete mbaruar sikurse kohet e tragjedise klasike operave lirike ose soneteve. Kjo nuk perben domosdoshmerisht shkak per tu alarmuar aspak me perjashtim te ndoshta disa romanciereve dhe nje menyre per ta perballuar kete ndjesi mund te ishte shkrimi i nje romani per kete. Fakti nese romani mbaron ose mbijeton mua me duket shume i parendesishem nese shume shkrimtare dhe kritike kane nje ndjesi apokaliptike ndjesia e tyre behet nje fakt i konsiderueshem kulturor sikurse ndjesia qe civilizimit perendimor ose botes do ti vij fundi heret a vone. Nese do te dergonit nje grusht njerezish ne shkretetire dhe botes nuk do ti vinte fundi kjo do tju bente me turp ma merr mendja por mbijetesa e nje forme arti nuk e zhvlereson vepren e krijuar ne nje mjedis deri diku apokaliptik. Kjo eshte nje nga perfitimet dytesore te te qenit artist ne vend te te qenit profet. Ka edhe te tjera. Nese do te rastiste te ishit Vladimir Nabokov-i do ta pershkruanit kete ndjesi fundjete duke shkruar Zjarr i zbehte nje roman te shkelqyer prej nje pedanti te ditur ne formen e nje komentari pedant te nje poezie te shpikur per kete qellim. Nese do te ishit Borges-i mund te shkruanit Labirintet krijime te nje bibliotekari te ditur ne formen e poshteshenimeve sikurse ai i pershkruan ato ne libra imagjinare ose hipotetike. Dhe une do te shtoja meqenese besoj qe ideja e Borges-it eshte deri diku me shume interesante nese ju do te ishit autori i ketij shkrimi do te kishit shkruar Shitesi i duhanit ose Djali cjap Xhajlz romane te cilat imitojne formen e Romanit prej nje autori qe imiton rolin e Autorit.
Nese kjo soj gjeje tingellon ne menyre te pakendshme dekadente prapeseprape behet fjale per se ku filloi zhanri me Don Kishotin duke imituar Amadis-in e Gaul-it me Cervantes-in qe meton te jete Cid Hamete Benengeli dhe Alonso Quijano qe meton te jete Don Kishoti ose Fielding-un qe parodizon Richardson-in. Historia e perserit veten si farse qe do te thote sigurisht ne formen ose menyren e farses jo sepse historia eshte farse. Imitimi sikurse jehonat dadaiste ne veprat e llojit intermedial eshte dicka e re dhe mund te jete shume serioz dhe plot pasion pavaresisht elementit te tij te farses. Kjo perben ndryshimin e rendesishem mes nje romani origjinal dhe nje imitimi te qellimshem te nje romani apo nje romani qe imiton llojet e tjera te dokumenteve. Perpjekjet e para ka pasur historikisht rrekje imitimi per te imituar veprime pak a shume ne menyre te drejtperdrejte dhe mjetet e tij konvencionale te shkakut dhe efektit rrefim linear tipizim perzgjedhje autoriale renditje dhe interpretim mund te jene e kane qene per shume kohe qortuar si nocione te vjetra ose metafora te nocioneve te vjetra Eseja e Robbe-Grille-se Per nje roman te ri me vjen ndermend tani. Ka kunderpergjigje kundrejt ketyre qortimeve gje qe seshte synimi yne ketu por mund te vihet re qe gjithmone ato jane shmangur ne rastin e imitimeve te romaneve te cilat perpiqen ta paraqesin ne menyre te drejtperdrejte jo jeten por nje paraqitje te caktuar te jetes. Ne fakt vepra te tilla nuk jane me pak afer jetes se sa romanet ne forme epistolare te Richardson-it apo Goethe-s te dy imitojne dokumente reale dhe tema e te dyve ne fund te fundit eshte jeta jo dokumentet. Nje roman eshte pjese e botes reale po aq sa nje leter dhe letrat tek Vuajtjet e djaloshit Verter tekembramja jane te krijuara. Ky imitim duket i mundshem me ane te imagjinates dhe megjithese Borges-i nuk e ben ai mrekullohet nga kjo ide nje nga aluzionet e tij letrare qe shfaqet e rishfaqet eshte nata e 602-te e 1001 neteve kur per shkak te nje gabimi te hedhjes ne forme doreshkrimi Scheherezade nis ti rrefeje mbretit historine e 1001 neteve nga fillimi. Fatmiresisht mbreti e nderpret nese ai nuk do ta kishte bere nuk do te kishte ndonjehere nate te 603-te dhe ndersa kjo do te zgjidhte problemin e Scheherezade-s problem i cdo rrefimtari te botoje apo te rrezikoje gje qe do ta vendoste autorin e jashtem ne rrezik. Dyshoj se gjithe kete e ka enderruar Borges-i ajo se ciles i referohet ai nuk ekziston ne ndonje botim te 1001 neteve me sa kam mundur te shqyrtoj. Te pakten jo deri me tani pasi kam lexuar Tloumln Uqbar ... etj. ekziston prirja per te rikontrolluar pak a shume cdo gjashtemujor.
Tani Borges-i per te cilin dikush nje here me akuzoi i shqetesuar qe e kisha shpikur une eshte i interesuar ne naten e 602-te sepse eshte nje shembull i rrefimit brenda rrefimit te cilin ai e perdor vete dhe interesi i tij per shembuj te tille eshte i trefishte se pari sikurse thote vete ato ne na shqetesojne metafizikisht kur personazhet ne nje veper letrare behen lexues ose autore te letersise qe shkruajne ne na sillet ndermend aspekti fiksional i ekzistences tone nje nga temat themelore te Borges-it sikurse ishte e Shakespeare-it Calderoacuten-it Unamuno-s dhe te tjereve. Se dyti nata e 602-te eshte nje shembullzim letrar i regressus in infinitum sikur jane pothuajse te gjitha imazhet dhe motivet paresore te Borges-it. Se treti levizja e rastesishme e shahut qe ben Scheherezade sikur versionet e tjera te regressus in infinitum te Borges-it jane nje imazh i shterimit ose te nje perpjekje per shterrim te mundesive ne kete rast te mundesive letrare dhe kesodore i rikthehemi temes tone kryesore.
Ajo cka e ben qendrimin e Borges-it me interesante per mua se le te themi ai i Nabokov-it apo Beckett-it eshte premisa sipas se ciles ai i qaset letersise sic eshte shprehur njeri prej botuesve te tij Sipas Borges-it askush nuk duhet te metoje per origjinalitet ne letersi te gjithe shkrimtaret jane pak a shume sekretare besnike te shpirtit perkthyes dhe shenimshkrues te arketipave paraekzistues. Kesisoj prirja e tij per te shkruar komente te shkurtra ne librat e tij imagjinare ngase mund te duket qe rrekja per te shtuar hapur ne totalin e letersise origjinale edhe dicka si nje tregim konvencional per te mos permendur nje roman do te ishte teper arrogante teper naive letersia ka perfunduar se krijuari tashme qysh prej kohesh. Pikepamja e nje bibliotekari Dhe do te ishte teper arrogante ne vetvete nese nuk do te qe pjese e nje vizioni nxites pasionant dhe te rendesishem metafizik i cili ne menyre tinezare perdoret kunder vetvetes mu per te krijuar ne menyre te sakte nje letersi te re dhe origjinale. Borges-i e perkufizon baroken si ai lloj stili qe ne menyre te qellimshme shteron ose perpiqet te jete shterrues mundesite dhe sinoret e saj per te imituar vetveten. Nderkohe qe vepra e tij nuk eshte baroke me perjashtim te aspektit intelektual barokja nuk ka qene asnjehere kaq e e permbledhur lakonike ekonomike une sugjeroj pikepamjen qe historia intelektuale dhe letrare ka qene baroke dhe ka shteruar fort mire mundesite e risise. Ficiones e tij nuk jane vetem poshteshenime te teksteve imagjinare por passhkrime te korpusit real te letersise.
Kjo premise u jep forme dhe sherben si nderlidhje e te gjitha imazheve te tij themelore. Pasqyra ne mure qe shfaqet ne tregimet e tij perben nje regressus te dyfishte. Dytesori qe personazhet e tij gjejne duke qene kunder rrymes sic ndodh tek Nabokov-i sugjerojne ekzistenca trallisese te shumefishta te cilat me ndermendin nje shprehje te Browne-it qe cdo njeri nuk eshte vetem vetja... njerezit jetohen perseri. Kjo do te kenaqte Borges-in dhe do te shembullzonte ate qe nenkupton Browne-i e do ta bente Broene-in nje pararendes te Borges-it. Cdo shkrimtar thote Borges-i ne esene e tij mbi Kafka-n krijon pararendesit e tij. Sekti heretik i shekullit te trete i parapelqyer prej Borges-it eshte sekti Histriones them dhe besoj se ai i shpiku ate si sekt qe besonte se perseritja eshte e mundur ne histori dhe kesisoj edhe jeta sipas nje cikli rrethor ne menyre qe te deliresohen veset e meparshme me fjale te tjera te shterohen mundesite e botes me qellim qe bota vij me afer fundit te saj.
Shkrimtari qe permend me shpesh pas Cervantes-it eshte Shakespeare ne nje shkrim te tij ai imagjinon dramaturgun ne shtratin e tij te vdekjes duke i kerkuar Zotit ta lejoje te jete nje dhe vetja e tij pasi ka qene kushdo dhe askush Zoti i pergjigjet nga shtjellat e eres qe Ai gjithashtu nuk eshte askush Ai e ka enderruar boten sikur Shakespeare-i dhe me Shakespeare-in ne te. Rrefimi i Homer-it ne Librin IV te Odisese Menelaus-i ne breg te Pharos-it qe ndeshet me Proteus e terheq tej mase Borges-in Proteus-i eshte ai qe shteron format e realitetit ndersa Menelaus-i ai qe kujtohej qe ka maskuar identitetin e vet ne menyre qe pritat e ngritur kunder tij te mos e demtojne. Paradoksi i Zeno-s per Achilles-in dhe breshken misheron nje regressus in infinitum te cilin Borges-i e rrefen nepermjet nje historie filozofike duke theksuar qe Aristoteli e perdor per te hedhur poshte teorine e Plato-nit per format Hume-i per te hedhur poshte mundesine e shkakut dhe efektit Lewis Carroll-i per te hedhur poshte deduksionin silogjist William James-i per te hedhur poshte nocionin e perkohshmerise se udhetimit tone ne toke dhe Bradley per te hedhur poshte mundesine e pergjithshme te lidhjeve logjike Borges-i vete e perdor ate duke cituar Schopenhauer-in si prove qe bota eshte endrra jone ideja jone ne te cilen mund te gjenden plasa te rralla dhe te perjetshme te mosarsyes sa per te na kujtuar qe krijimi yne eshte i rreme ose se paku i trilluar.
Biblioteka e pafundme e historive me popullore eshte nje imazh i lidhur sidomos me letersine e shterimit Biblioteka e Babelit mundeson cdo lloj kombinimi te mundshem te personazheve dhe hapesirave alfabetike dhe kesisoj te gjitha librat dhe theniet e mundshme perfshire ketu refuzimet tuaja dhe te miat bashke me shfajesimin ne historine e te ardhmes aktuale historine e te ardhmes se mundshme dhe megjithese ai nuk e permend kete enciklopedite jo vetem te Tloumln-it por te cdo bote tjeter imagjinare deri me tani. Si tek universi i Lucretius-it numri i elementeve dhe kesisoj i kombinimeve eshte i percaktuar megjithese jo plotesisht dhe numri i shembujve te secilit element dhe kombinimi i elementeve eshte i papercaktuar sikurse vete biblioteka.
Kjo na sjell tek imazhi i tij me i parapelqyer nder te gjitha imazhet labirinti dhe per mua Labirintet eshte titulli i vellimit te tij me thelbesor te perkthyer dhe i vetmi studim i shumanshem i Borges-it ne anglisht bere nga Ana Maria Barrenechea me titullin Borges - shpikesi i labirinteve. Labirinti pas se gjithash eshte nje vend ne te cilin ne menyre ideale te gjitha mundesite e zgjedhjes se gjetjes se drejtimit ne rastin konkret misherohen me perjashtim te vecanta si ai i Theseus-it nderkohe qe te gjitha mundesite duhet te shterohen para se te mberrihet ne zemren e tij. Vini re aty ku Minotaur-i pret me dy finale alternative mposhtjen dhe vdekjen ose triumfin dhe lirine. Tani ne fakt Theseus-i legjendar nuk eshte barok sipas frymes borgesiane dhe shembullzon nje moral pozitiv artistik ne letersine e shterimit te mundesive. Ai nuk eshte atje ne fund te fundit per te vrare ndokend aq sa mund te jene Borges-i dhe Beckett-i ne letersi per ti sherbyer shendetit te tyre Menelaus-i humbet ne labirintin me te madh te botes dhe duhet te mbahet fort ndersa Plaku i Detit shteron mundesite e mashtrimit frikesues te realitetit ne menyre qe ai te mundet te nxjerre me pahir drejtimin nga ai atehere kur Prote-u kthehet tek vetja e tij e vertete. Eumlshte nje ndermarrje heroike me shpetimin si synimin e tij gje qe te ndermend qellimin e Histriones per ti lare hesapet me historine ne menyre qe Jezus-i te mund te vije perseri sa me shpejt dhe qe metamorfozat heroike te Shakespeare-it te kulminojne jo thjesht si teofani por ne nje apoteoze.
Tani jo kushdo qe ka disa vite jete ka kotesine per kete lloj pune dhe Tezeu ne labirintin kretan shnderrohet me se mbrami ne imazhin mencurak te Borges-it. Sado shqetesues si fakt eshte ky per ne liberal demokratet njerezia ajme do te humbase gjithmone udhen dhe shpirtrat e tyre eshte teprica e zgjedhur mjeshtri heroi Tezean i cili i perballur me realitetin barok historine baroke gjendjen baroke te artit te tij nuk eshte e nevojshme te provoje shterimin e mundesive nuk eshte e nevojshme te provoje shterimin e mundesive aspak me shume se sa e ka ne fakt Borges-i te nevojshme te shkruaje Enciklopedine e Tloumln-it ose librat e Bibliotekes se Babelit.
Ai vetem se e ka te nevojshme te jete i vetedijshem per ekzistencen e tyre ti pranoje ato dhe me ndihmen e atyre dhuntive shume te vecanta kaq te pazakonta si shenjtet ose heronjte te cilet nuk ka gjasa te gjenden ne Shkollen e New York-ut per Letersine e Leterkembimit ti bjere nga skaji me skaj labirintit per te krijuar vepren e tyre.
Perktheu Granit Zela