E Diel, 1 Nëntor 2026

Aldo Bare ngulmon Nuk toleroj dua Shkelqim Haxhiun deshmitar

Gjykata deklaron se deshmitari nuk gjendet ne Shqiperi i pandehuri reagon E kane pare ne Lushnje

Aldo Bare i kerkon me ngulm gjykates dhe policise te sjelle ne sallen e gjyqit nje deshmitar Shkelqim Haxhiun. Duke e quajtur ate kreun e bandes dhe mjaft te rrezikshem i pandehuri Bare kerkon qe te jete gjykata ajo qe te mundesoje sjelljen e Haxhiut para togave te zeza per tu perballur me te. Gjykata i ka kthyer pergjigje se deshmitari Haxhiu nuk gjendet pasi ndodhet ne Greqi. Jo Shkelqim Haxhiun e kane pare dy dite me pare ne Shqiperi ndaj e kerkoj prape ta sjellin para gjykates. Nuk toleroj dua Shkelqim Haxhiun deshmitar - ka deklaruar kapoja i Bandes se Lushnjes. Por ka reaguar kryesuesja e trupit gjykues Fatmira Hajdari duke deklaruar se nuk eshte detyre e gjykates te gjeje dhe te sjelle deshmitarin e kerkuar nga i pandehuri ajo eshte detyre e avokatit te tij. Mund tia kerkoni avokatit tuaj qe bashke me policine te gjeje dhe te sjelle Shkelqim Haxhiun meqenese e kane pare ne Lushnje - iu drejtua kryegjyqtarja e seances nderkohe qe Bare ka replikuar duke deklaruar se ashtu sic gjetet dhe sollet Gramoz Selmanin te gjeni dhe te sillni edhe Shkelqim Haxhiun. Por nuk ka ndare te njejtin mendim gjyqtarja Hajdari e cila i ka kthyer si pergjigje te pandehurit se kjo eshte detyre e avokatit per ta gjetur. Pas ketyre reagimeve mes gjykates dhe te pandehurit Aldo Bare seanca u shty per javen e ardhshme pasi mungonte avokati mbrojtes i tij Vladimir Meci. Personi i kerkuar si deshmitar nga Aldo Bare Shkelqim Haxhiu ka pasur perplasje me te pandehurin pasi nje furgon ne pronesi te deshmitarit ka qene perdorur nga rivali i tij gjate nje perplasje mes tyre. Me pas familja e Haxhiut ka pasur nje sere perplasjesh qe nga marrja me dhune ne familje dhe dergimi ne te ashtuquajturin komisariati nr. 2 i drejtuar nga Bare si dhe djegia e baneses dhe vrasja e djalit te tij Klodian Haxhiu ne vitin 2002.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›