Durres Instituti i Monumenteve bllokon truallin e myslimaneve

Instituti i Monumenteve ka bllokuar punimet per nje qender biznesi ku aksioner eshte KMSH per shkak te disa objekteve te rralla arkeologjike qe dolen gjate hapjes se themeleve nga firma ndertuese
Prej 12 muajsh trualli qe ndodhet ne qender te Durresit ka mbetur i bllokuar nga Instituti i Monumenteve te Kultures. Fjala eshte per nje siperfaqe te madhe toke ne pronesi te Komunitetit Islamik Durres e cila eshte dhene per ndertimin e nje kompleksi te madh biznesi ku ky komunitet ka perqindjen e vet.
Por Instituti i Monumenteve ka bllokuar punimet per shkak te disa objekteve te rralla arkeologjike qe dolen gjate hapjes se themeleve nga firma ndertuese. Edhe pse kane kaluar 12 muaj duket se situata nuk ka ndryshuar . Sipas drejtuesve te Zyres se Urbanistikes ne Bashkine e Durresit firma e ka marre qysh ne vitin 2009 lejen e ndertimit dhe ajo nuk pengohet prej saj por prej Institutit te Monumenteve ky institucion duhet te vendose se cfare do te behet me rrenojat antike.
Sipas z. Vangjush Dako Ne qofte se do te kete ndryshime te ndjeshme ne projekt atehere firmes se ndertimit do ti duhet te marre nje leje te re ndertimi pasi mijera metra katrore truall prane Albtelekomit dhe stacionit te autobuseve te plazhit vazhdojne te mbahen te rrethuara me llamarina per shkak te punimeve qe nisen nje vit me pare.
Punimet kane kohe qe jane nderprere nga ana e Institutit te Mbrojtjes se Monumenteve pasi gjate hapjes se themeleve dolen ne drite disa rrenoja antike. Kryetari i Bashkise se Durresit Dako deklaroi dje per Standard se KRRT ka dhene nje leje ndertimi ne kete truall per ndertimin e nje kompleksi biznesi. Firma mbahet e bllokuar nga Instituti i Monumenteve. Nese ky i fundit do te vendose per ndryshime te ndjeshme ne projekt per shkak te nentokes atehere firmes do ti duhet te aplikoje serish per leje ndertimi.
Dy vjet te shkuara Komuniteti Islamik ne Durres nenshkroi nje marreveshje me nje firme ndertimi se ciles i dha sheshin te ish-lulishtja 1 Maji per ndertimin e nje kompleksi biznesi. Ishte Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Durres ajo qe i njohu ketij religjioni pronesine e 6 mije meter katror truall ne zemer te qytetit. Sipas marreveshjes kontrates ky komunitet do te perfitoje 28 te ndertimit.
Behet fjale per ndertimin e nje kompleksi te madh me disa godina 6-kateshe. Aty jane parashikuar te ndertohen edhe sheshe e parkingje per automjetet. Gjithashtu ishte parashikuar qe brenda dy vjeteve punimet te perfundonin ne nje kohe qe ato kane mbetur te bllokuara ne fazen e themeleve.
Deri tani nuk ka nje relacion nga arkeologjia per te mesuar se cfare perfaqesojne rrenojat antike qe u shfaqen gjate hapjes se themeleve. Prej 12 muajsh punimet vazhdojne te mbahen te bllokuara dhe ende nuk dihet nje date se kur ato do te rinisin. Behet fjale per nje zone qe eshte ne zemer te qytetit te Durresit ndaj gjerat duhet te zgjidhen dhe punet te shkojne drejt normalitetit.
Drejtori i Institutit te Monumenteve Apollon Bace deklaroi per Standard se punimet ne sheshin tek ish-lulishtja 1 Maji ne qytetin e Durresit u bllokuan per shkak se ne kete zone ka rrenoja antike. Eumlshte e vertete se punimet e firmes ndertuese jane bllokuar ndaj per zgjidhjen e problemit ne kerkuam ndihmen e specialisteve te huaj. Specialiste te UNESKO-s dhe te ICOMOS ne bashkepunim me specialistet tane kane inspektuar vendin ku jane gjetur rrenojat antike. Pas kesaj eshte dale me nje vendim unanim qe ne kete vend kati i pare i nderteses te jete i gjithi prej xhami. Kjo me qellim qe te shikohen rrenojat antike dhe zona te jete e vizitueshme.
Bace tha se specialistet e huaj jane befasuar qe ne qender te Durresit gjendet nje qytet antik me te gjithe perberesit e tij ka dale dhe nje problem tjeter meqenese kati i pare do te perdoret per antikat na eshte kerkuar nga pronari i nderteses qe ti japim nje kat me lart. Nderkaq bashkia nuk lejon qe ndertesa te behet me shume se 6 kate se nuk e lejon projekti. Edhe ky eshte nje problem qe duhet te zgjidhet mes paleve. Ende nuk kemi marre nje vendim perfundimtar pasi problemi ne teresi duhet te diskutohet ne keshillin kombetar te restaurimit ne MTKRS. Besoj se ne fund te shkurtit do te marrim nje vendim perfundimtar per rastin ne fjale - tha Bace.