"Letra dashurie" në Teatrin Kombëtar

është shfaqur mbremjen e se dieles në skenën e Teatrit Kombëtar pjesa “Letra dashurie”, me autor Albert Ramsdell Gurney dhe regjisor Kastriot çipin. Vepra u soll ne skene nen interpretimin e aktoreve Neritan Liçaj dhe Julia Iliriani. Një pjesë teatrale unike dhe plot imagjinatë. Kjo veper ka ne qender te saj dy te rinjte qe jane rritur bashke dhe letrat që kanë shkëmbyer gjatë gjithë jetëse pavaresisht se kanë ndjekur rrugë të ndryshme në jetë, kanë mbetur të afërt me njëri-tjetrin. Ndërsa aktorët lexojnë letrat me zë të lartë, aty zbulohen karakteret e të dyve dhe historia e përbashkët, që është sa emocionuese, aq edhe domethënëse.
Endrju Mejkpijs dhe Melisa Gardner janë shokë fëmijërie, korrespondenca e të cilëve fillon me një pusullë falënderimi për një ftesë ditëlindjeje dhe kartolinat nga kampet verore. Lidhja romantike që kanë, i bën të vazhdojnë ti shkruajnë letra njëri-tjetrit deri në vitet e kolegjit, kur Endi shkon në Jeill dhe diplomohet në drejtësi, ndërsa Melisa kalon sa në një “shkollë të mirë” në tjetrën. Në këtë kohë ndodh edhe takimi i tyre i vetëm si të dashur, i cili, për fat të keq nuk është i mbarë.
Ndërsa Endi është në shërbimin ushtarak në marinë, në Azi dhe bashkëjeton me një japoneze, Melisa pranon të martohet me dikë tjetër. Endi kthehet nga ushtria, pa “nusen e tij japoneze” dhe fillon punën si avokat, por ndërkohë Melisa është e martuar dhe kështu edhe ai vendos të martohet me dikë tjetër. Por tërheqja e tyre ndaj njëri-tjetrit mbetet e fortë edhe pas kësaj dhe ata vazhdojnë ti ruajnë lidhjet përmes korrespondencës. Ndersa te dy provojne te kene nje histori sebashku, por tashme eshte teper vone.
Vilma Masha < I mëparshmi