E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Letra dashurie" vjen në 14 shkurt në TK

“Letra dashurie” nje pjese nga Albert Ramsdell Gurney, do te vihet ne skene mbremjes e se dieles, ne date 14 shkurt. Regjisori Kastriot Cipi rrefen se perse zgjodhi kete veper si dhe konceptin ndryshe nga teatrot te cilet jemi mesuar te shohim.

"Dëshira ime ishte për të pasur një shfaqje për 14 shkurt, sepse me
duket teatri një mënyrë shumë e mirë për të festuar. Dëshira ishte për
të bërë doemos një dramë apo komedi kushtuar dashurisë, marrëdhënies
njerëzore. Natyrisht e dimë dhe e pranojmë të gjithë se Shën Valentini
nuk është thjesht festë e të dashuruarve, po është dita kur i thurret
himn në përgjithësi dashurisë njerëzore", rrëfen Cipi.

Kjo pjese dashurie do te vijë ne skenen e tetarit kombetar nga aktoret
Neritan Licaj dhe Julia Ilirianaj. "Nuk është një dramaturgji e
mirëfilltë klasike, sic ne jemi mësuar përgjithësisht ta shohim në të
gjitha llojet e teatrit që nga antikiteti deri tek ekzistencalizmi.
është gjetje shumë e bukur, edhe goditjen më të fortë e merr në fund",
thotë Neritan Licaj, aktor. Kjo veper ka rezultuar sukses ne cdo teatër
ne te cilin eshte eksperimentuar.

Vilma Masha

< I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›