E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PE, Buzek: Dialog për ti dhënë fund ngërcit politik

Palët të angazhohen për dialog për ti dhënë fund ngërcit politik. Kështu është shprehur një ditë para tryezës së Presidentit Topi, kreu i Parlamentit Evropian,Jerzy Buzek. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Buzek thotë se mirëpret iniciativën e Topit, duke shpresuar në zgjidhjen me sukses të krizës.

“Unë do të doja të inkurajoj liderët politikë të Shqipërisë për t'u
angazhuar në dialog, për t'i dhënë fund ngërcit politik, fundin e
bojkotit të Parlamentit, dhe për të ecur përpara me reformat e nevojshme
dhe axhendën e integrimit evropian”, thuhet në deklaratën e Buzek.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›