Letra e Kadarese Basha te terhiqet nuk e meritojme nje izolim te ri

Leter e hapur Zotit Lulzim Basha kandidat per Bashkine e Tiranes
Zoti Lulzim Basha
I shqetesuar seriozisht si shumica e shqiptareve brenda dhe jashte vendit po ju dergoj kete leter te hapur me shprese se ndoshta mund te ndihmoje ne zgjidhjen e kolapsit te papritur ne te cilin eshte gjendur jo vetem shteti por gjithe kombi shqiptar.
Seshte nevoja te zgjatem ketu per pasojat e renda te ketij kolapsi qe nis prej tronditjes se demokracise dhe kalendarit te jetes se brendshme gjer te rreziku i izolimit te ri te vendit cka do te ishte fatale sot per te dy shtetet shqiptare ne Ballkan.
Nisur nga kjo shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim i cili nga kendveshtrimi i klases politike shqiptare mund te duket i gabuar politikisht strategjikisht taktikisht etj.etj. por nga nje tjeter pikpamje nga interesat e larta t vendit te republikes dhe te kombit do te ishte i drejte dhe i sakte.
Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohet e fundit ne qender te nje cikloni i cili jo vetem mund tia mbylle rrugen perparimit te kombit shqiptar por ta ktheje ate shume vite prapa ne histori. Seshte nevoja ketu tju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do te jete kjo mbrapeshti.
Nisur nga kjo ne kushtet e nje fitimi ose te nje humbjeje fare te paqarte do tju propozoja nje gjest qe sot per sot eshte i rralle gati i perjashtuar nga jeta politike shqiptare terheqjen nga kandidimi per kryetar bashkie.
Nuk e kam veshtire te marr me mend ne kete rast reagimet e militanteve te krahut tuaj politik. E bashke me te hamendjet dyshimet e gjithe britmat rituale. Do tju thoshja se prej kohesh ato sme bejne asnje prshtypje. Nderkaq meqenese kane lidhje me nje pjese te popullit shqiptar do te doja tju jepja thelbin e mesazhit tim Me kete propozim pavaresisht se si do ta kuptoni une ju nderoj.
Qe te jem i sakte gjer ne fund do te shtoja se kjo nuk eshte ceshtje preference per ju ceshtje afersije etj. Dhe aq me pak nuk eshte sfide ndaj kundershtarit tuaj politik.
Propozimi per terheqje mund tia beja secilit prej jush por mendova se terheqja do te ishte me e lehte per ju qe jeni ne pushtet sesa per tjetrin qe eshte shef i opozites.
Prej kohesh jam i paanshem dhe ky qendrim me shum se ndonje merite apo mosmerite e imja ka te beje me profesionin tim. Per shkrimtarin gjithe bashkekombasit jane ne radhe te pare lexuesit e tij ndaj ai e ka veshtire te jete me njeren gjysme kunder tjetres.
Ky vizion dikujt mund ti dukej egocentrizem prej shkrimtari por nese kjo do te gjykohej e fajshme do ta pranoja kete faj apo kete cen gjenetik.
Duke ju propozuar terheqjen prej kandidimit desha tju kujtoj se gjeste te tilla jane te njohura ne historine e pjeses me te emancipuar te njerezimit. Jane te njohura dhe te cmuara si gjeste te medha terheqja nga nje kembengulje nga nje post nga nje dyluftim madje nga nje fron nese kembengulja posti dyluftimi apo froni shkaktojne fatkeqesi.
Desha tju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar I.Qemali me 1912 ka qene njekohesisht themeluesi i doreheqjes shqiptare kur me gjestin e tij madheshtor pas kerkeses se fuqive europiane u terhoq nga posti i vet per te miren e Shqiperise.
Mendoj se Shqiperia nuk duhet ti harroje keto shenja te medha te qyteterimit te saj. Ajo duhet ti kultivoje ato te tregoje se nuk eshte nje shtet tribal por shtet europian demokratik pjese e familjes me te emancipuar te kombeve. Ajo duhet te tregoje se eshte ne gjendje se mundet se duhet te jete anetare e denje e familjes.
Gjesti i juaj do te jete nje mesazh emancipimi dhe shprese per brezin e ri shqiptar duke prfshire edhe ate te politikaneve. Cdo gjest i tille perpara se t nderoje nje politikan nje krah apo nje stine te politikes na nderon te gjitheve.
Jemi mesuar me shprehjen turp i perbashket qe mire a keq e kemi prjetuar gjate shum viteve por rralle here me shprehjen tjeter nder i prbashket .
Le te shpresojme se do te vije edhe koha e saj.
Miqesisht me shprese
Ismail Kadare shkrimtar
Basha i pergjigjet Kadarese
I nderuar Zoti Kadare
Lexova me vemendje letren tuaj dhe ju falenderoj per shqetesimin qe shprehni ne lidhje me te ardhmen europiane te Shqiperise. Ky shqetesim i perbashket duhet te na preokupoje te gjitheve. Ndaj perfitoj nga kjo mundesi te paraqes kendveshtrimin tim mbi faktet.
Ne keto zgjedhje kane votuar me shume qytetare te Tiranes se asnjehere tjeter ne historine e saj. Votuesit e kane shprehur tashme vullnetin e tyre dhe institucionet perkatese jane duke bere nderkohe numerimin e votes. Qytetaret kane vendosur se kush e ka fituar kete gare dhe se kush do te vijoje te administroje qytetin.
Une kam vendosur te respektoj te gjitha procedurat normative qe parashikon procesi i numerimit te votes ne respekt te shtetit ligjor duke frymezuar nje qendrim paqesor qytetar dhe ne sherbim te stabilitetit e paqes sociale.
E gjithe filozofia e fushates sime eshte mbeshtetur ne degjimin dhe dialogun e drejtperdrejte me qytetaret. Ndaj sot e kam te pamundur te mbys zerin e mbi 124 mije qytetareve te cilet i jane pergjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim per shnderrimin rrenjesor te kryeqytetit te shqiptareve qe mjerisht po perjeton nje kolaps urban mjedisor dhe mund te themi ekzistencial. Nuk jam une ai qe vendos nese do te behem apo jo kryetari i ardhshem i Bashkise. Ky eshte vendimi i votuesve dhe une nuk kam asnje te drejte qe ne asnje rrethane te braktis zgjedhjen qe ata kane bere.
Une besoj se gara dhe demokracia i vlejne te ardhmes europiane te Shqiperise. Nderkohe qe dhurimi ne tavoline ose pazaret ne favorin tim apo te kundershtarit e demtojne ate. Me mire nje gare deri ne voten e fundit sesa nje gare e munguar.
Duke u terhequr une fyej votuesit komisioneret ligjvenesit ligjet gjykatat dhe vete demokracine. Me terheqjen per shkak te presioneve politike i bie te mos behen me zgjedhje ne Shqiperi. Vertet mund te shpresohet te kalohet me lehte nje sfide imediate por me cmimin e madh te renies se demokracise.
Sistemi yne demokratik eshte me mire te perballoje sfida te veshtira sesa te shpalle se perfundimisht nuk ben dot zgjedhje.
Une nuk mendoj se instalimi i nje pushteti qe do mbante peng kryeqytetin ne kundershtim me vullnetin e zgjedhesve eshte me europian dhe demokratik sesa rotacioni politik qe eshte baza e cdo demokracie.
do terheqje e imja ne keto kushte jo vetem do te ishte nje akt anti-demokratik por besoj se nuk do te pranohej as nga rivali im per Bashkine e Tiranes sepse per pasoje edhe legjitimiteti i vijimit te kryetarit aktual te Bashkise do te ishte i kompromentuar.
Jam i bindur se rrethimi i institucioneve kercenimet me djegie dhe kryengritje apo pushteti i rruges nuk jane me te pranueshme sesa votimi i lire numerimi i votes se vlefshme dhe vendimet e institucioneve.
Une respektoj vullnetin e te gjithe atyre qe kane votuar pro meje qe kane votuar per nje ndryshim ne Tirane si edhe ata qe kane votuar kunder duke lexuar dhe respektuar cdo vote te tyre respektoj ata qe po presin me qytetari pa dhune pa presion si qytetare te vertete europiane.
Jam i gatshem te takohem para publikut dhe mediave kudo dhe kurdo me rivalin tim per Bashkine e Tiranes per nje pakt moral dhe qytetar per respektimin e ligjit per te pritur me qetesi vendimin e institucioneve per ti dhene fund gjuhes se dhunes dhe per te pranuar verdiktin e qytetareve te shprehur me vote.
Me respekt
Lulzim Basha