E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e dashurisë mbërrin me 53 vite vonesë

Javën e kaluar në Universitetin e Pennsylvanisë arriti një letër për studentin Clark C. Moore (74 vjeçar), i cili ka dekada që më nuk studion më aty.

Letra ishte nisur në vitin 1958, ndërsa edhe më gjatë nuk do të kishte mbërritur në destinacion sikur lajmin për letrën të mos e kishte parë një mik i Clarkut në televizion.

Clark kishte ndryshuar emrin në Muhammad Siddeeq dhe ishte shpërngulur në Indianapolis, kështu që zyrtarët e Universitetit e kishin edhe më të vështirë për ta gjetur.

“I thamë se do t’ia nisim një letër, ndërsa ai me mahi tha se nëse nuk e merr në 53 vitet e ardhshme, do të na padisë”, tha zëdhënësja e Universitetit, Christine Kindl.

Letra shëtitëse, ishte letër dashurie, ndërsa ia kishte dërguar e dashura derisa ai ishte larg shtëpisë, në fakultet. Letra është nënshkruar me fjalët: “Të dua përgjithmonë, Vonnie”.

Mësuesi i pensionuar Clark rrëfeu se ishte martuar me Vonnien, kanë katër fëmijë bashkë, ndërsa më pas ishin shkurorëzuar. Clark tha se dëshironte ta lexonte letrën pasi ajo është “testament i sinqeritetit dhe pafajësisë së asaj kohe”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›