E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e plotë e Gadafit për Obamën: I dashur biri ynë

Dëshira të çmendura, fjalë të çartura- në një letër të dërguar nga diktatori libian presidentit amerikan, Barak Obama, bëhet thirrje për ti dhënë fund sulmeve ajrore të NATO-s dhe për të qëndruar larg çështjeve të Libisë. Por përgjigja e SHBA-ve është e prerë: JO.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se sulmet do pushojnë kur Gadafi të japë dorëheqjen dhe të largohet nga Libia.

Më poshtë letra e Gadafit për Obamën:

Biri ynë, shkëlqesia juaj

President Obama

SHBA

Përmes kësaj që na keni bërë neve- me fjalë e me vepra- jemi plagosur, mbi të gjithë moralisht e më pak fizikisht. Pavarësisht këtyre gjërave, ju do mbeteni gjithmonë biri ynë, çfarëdo që të ndodhë. Ne lutemi që ju edhe më tej të mbeteni president i Shteteve të Bashkuara. Ne përpiqemi dhe shpresojmë, që në betejën e ardhshme zgjedhore ju të triumfoni.

Ju jeni një burrë që keni guximin e mjaftueshëm për të anuluar një urdhër të gabuar. Jam i sigurt se do merrni përgjegjësitë për këtë. Ka mjaftueshëm prova, që ju jeni presidenti një superfuqie botërore, që NATO po bën një luftë të padrejtë ndaj një populli të vogël e në zhvillim e sipër.

Ky vend është viktimë e embargos dhe sanksioneve, por edhe e sulmeve ushtarake gjatë qeverisjes së Ronald Regan. Ky vend është Libia. Prandaj, për ti shërbyer paqes në botë.. për miqësinë mes dy vendeve tona… për të zhvilluar ekonominë dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit, ju jeni në një pozicion që mund të ndaloni sulmet e NATO-s.

Siç e dini mirë, demokracia dhe shoqëria civile nuk ndërtohet me raketa e aeroplanë, por nuk ndërtohen as duke mbështetur luftëtarët e Al Kaedas në Bengazi.

Ju vetë e keni thënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku kam qenë edhe vetë i pranishëm, se Amerika nuk është përgjegjëse për sigurinë e njerëzve të tjerë. Amerika kërkon vetëm të ndihmojë. Ja, kjo është mënyra e duhur e të menduarit.

Biri ynë i dashur, shkëleqësia Baraka Hussein Abu Oumama, është koha të ndërhyni në emër të SHBA për të ndaluar sulmet e NATO-s.

Lërjani Libinë libianëve, brenda Unionit Afrikan.

Muammar al-Gaddafi

Udhëheqësi i revolucionit

Tripoli 5.4.2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›