PS: Berisha me KQZ-në na vodhën fletën e votimit
Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se, me ndryshimin e fletës së votimit, kanë deformuar fletën e votimit. Deputeti Fatmir Xhafaj tha se kjo është një shkelje e rëndë, e cila rrezikon seriozisht zgjedhjet e 8 majit.
Sipas tij, KQZ-ja ka deformuar fletën e votimit duke hequr të gjitha partitë opozitare, duke lënë vetëm partitë aleate me mazhorancën.
KQZ-ja po vepron në shkeje të hapur të ligjit ku vetë firmos dhe vulos shkresat e ardhura nga kryeministri. Saliu vodhi fletën e votimit për të deformuar zgjedhjet theksoi Xhafa.
KQZ-ja po e fut procesin zgjedhor në shina të rrezikshme. Ne nuk mund të respektojmë abuzuesin e pamoralshëm të ligjit, tha Xhafa, që pohoi se vendimi i KQZ-së është mjaft i rrezikshëm, pasi sipas tij, cënon standartet zgjedhore dhe mund të prodhohet edhe një rezultat të papranueshëm.