Letra që denoncon Njazi Jahon dhe Xhevat Hana
Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë u ka dërguar dje një letër presidentit të Republikës z.Bamir Topi, kryetares së Kuvendit zj.Jozefina Topalli, kryeministrit z.Sali Berisha dhe ministrit të Drejtësisë z.Enkelejd Alibeaj. Ka qenë përvjetori i revoltës së Spaçit i para disa ditëve kur njëri nga të përndjekurit ka marrë mikrofonin dhe ka shtruar pyetjen: “A e dini kush më ka dënuar?”. Pas kësaj ka thënë emrat e Njazi Jahos dhe Xhevat Hanës. Të dy këta persona janë njerëz të njohur. Njëri prej tyre z.Jaho bën “konstitucionalistin” sa herë që e majta ka nevojë që ta interpretojë sipas nevojave të saj. Tjetri me mbiemër dialektor satelitor është një njohur në atë që tashmë mund të quhet “çështja Hana”, d.m.th. skandalin e prodecimit pa prova të funksionarëve të shtetit. jo pak Hana mbrohet edhe publikisht nga Partia Socialiste. Letra që të përndjekurit u dërgojnë autoriteteve më të larta të shtetit, është fillimi i një procesi që është përfolur prej vitesh dhe që ka të bëjë me pastrimin e drejtësisë nga njerëzit që kanë kontribuar për ndërtimin dhe çimentimin e diktaturës më të egër në Europën Lindore. Shumë prej arkitektëve të diktaturës i gjen sot nëpër zyra moderne në Tiranë e në qyteteve të tjera të kthyer në avokatë, konsulentë apo siç ndodh në rastin e mësipërm në “konstitucionalistë”. Edhe pleq ata nuk harrojnë të bëjnë zanatin e vjetër, por tashmë nuk torturojnë në qeli, nuk zhdëpin të pandehurin, por të kostumosur falin për të “drejta të njerit”. E kush flet, kampionët e shkeljes së këtyre të drejtave.
Elton Begu
Elton Begu