Letra/Deti, besnikëria e paprekur e Vlorës time...
Kisha hapur televizorin dhe po rrija i shtrire ne kolltuk. As qe e kisha mendjen tek televizori. Ne nje moment, me terhoqi vemendjen nje ze gruaje. Kthej syte nga ekrani dhe shikoj emisionin qe zhvillohej me biseda ndermjet Aldos dhe teleshikuesve te tv Klan. Aldoja po pyeste nje grua ne menyre mekanike: Si jeni? Si i keni nga shtepia? Vetem jeni aty? Nga po flet?, etj. Gruaja i pergjigjej: “Jemi te gjithe shume mire. Ne shtepi jam, bashke me burrin. Jetojme ne Itali”. E po ç’kemi?, i thote perseri Aldoja. Ke ndonje problem? Mund te ma thoni? -Po ja more Aldo, perse ai Berisha nuk i numeron te gjitha votat, t’ia bëjë qejfin Rames dhe socialisteve qe te kthehen ne Kuvend. -Ke te drejte zonje - vazhdoi ai - kjo gje eshte fare e thjeshte, por ka nje problem te vogel, qe nuk e lejon ligji ne radhe te pare, e se dyti, ajo qe ka me shume rendesi eshte fakti, se nuk i dihet, pas kesaj, çfare do te doje prape ai? Ndoshta ajo qe do te kerkoje eshte e parealizueshme. Nderkohe linja u ndërpre...pip...pip...
Kjo qenka gje e bukur thashe me vete, ta provoj edhe une te jap mendimin tim, s’ka ndonje të keqe.
Kam dy dite qe kam ardhur ne Vlore me pushime dhe jetoja ne pjesen me te bukur te saj, ne Skelë. Skela ku kalova te gjithe femijerine time te mjerueshme - por te paharrueshme. Shëtis më këmbë ne ane te detit dhe mendja më fluturon... Sa qindra, ndofta edhe mijëra here i kam kaluar keto vende, ku më mbysin kujtimet. M’u duk per nje çast vetja femija i atëhershëm, i zbathur, me pantallona te shkurtra si paliçeta qe m’i kishte punuar motra me shtiza. Ne shpine mbaja gjithmone nje rrobë qe nuk mund ta quaja as kemishe, as kanatiere. Me kujtohet qe ngrihesha heret çdo mengjes. Shtepine e kisha ne ane te detit (ne Skele). Shkoja me vrap përdite deri tek shtepia e Shulles, qe e kishte afer portit. Sa gëzohesha atehere kur gjeja ndonje kuti kartoni a ndonje derrase, sepse me to siguroja te ngrohurit, por merzitesha po aq shume kur kthehesha duarbosh. Nderkohe, qe u zgjova nga kujtimet e femijerise, vazhdoja te ecja ne breg te detit, pastaj u futa ne uje, nuk i ngrita pantallonat, i lashe ashtu te lageshin. Uji ishte pak i ftohte, shkova më thelle, per nje çast ndalova, m’u duk se dikush me therriste. Ktheva koken, veshtrova rrotull, por nuk pashe njeri. Kur u perqendrova, kuptova qe ai qe me fliste ishte deti. "Erdhe perseri bir? Te ka marre malli, e shoh". U zhyta shpejt ne uje, i mbusha duart plot dhe e futa ujin ne goje. Ishte shume i kripur, por nuk e dija se ky akt me sillte nje kenaqesi te papare. Me dukej sikur po puthja detin dhe s’kisha te ngopur. Ishte nje mrekulli e vertete ajo qe une po jetoja. Ula koken, leshova ujin qe kisha ne goje dhe mengadale dola qe andej. Pantallonat po me kullonin, po ato nuk me bezdisnin. Hipa ne trotuar. Aty prane po digjej nje kazan plehrash, por une nuk i dhashe rendesi. Per mua ekzistonte vetem deti i paster dhe i pafundem. Shikoja tymin qe ngjitej lart dhe me vete thashe: - "Sa mire, shtellungat e tymit e shohin skelen time dhe nga lart, te isha dhe une per nje çaste me tymin, te shikoja Skelën time".
Nderkohe hapa celularin. Formova numrin dhe fola: - Alo, alo... Nje ze djali m’u pergjigj: -Deshironi te flisni me Aldon, zotëri? – Po, u pergjigja. Mire zoteri, do te të marrim ne, sapo Aldo te jete i lire, se tani eshte i zene me nje telefonate tjeter, mos harxho parate. -Te faleminderit, i thashe, por une i kam bere llogarite dhe paret me dalin. -Mire atehere, rri ne linje, mos u largo, ai do te të flase.
Dhe vërtet, pas pak degjova zerin e tij te njohur. Po Aldo, pershendetje - mireseerdhe ne emisionin tone . Te faleminderit te uroj per emisionin . Ai vazhdoi :- po ckemi nga jeni ,nga na merni?-Iu pergjigja:-Jam vlonjat dhe jetoj ne Amerike,kam ardhur per pushime ketu .-Si te duket vendi po peson ndryshime -me pyete Aldoja? - po i pergjigjem ,shoh shume ndryshime, madje. Shoh ndertime kudo, pallate shumëkatëshe, 10-12 katëshe, të cilat u kanë zënë vendin bunkerëve të dikurshëm buzë detit.
- Eshte e pabesueshme. –Po, u pergjigj ai, po kush i ka ndertuar ato? - Mos e vrit fare mendjen Aldo, ato te gjitha jane prone e Vlores. Mua nuk me duhet te di se kush i shfrytezon. Njerezit venë e vinë, por ndertimet do te jene te ngulitura fort ne toke, si monumente te demokracise shqiptare.
Aldoja vazhdoi me tej duke me pyetur nese kisha ndonje te veçante. -Po i them, kam dy gjera te vogla per te thene. Pa hë, tha Aldoja. -Po ja mor djale, ketu ben pyetje dhe s’te lene te pergjigjesh, se pergjigjen vetë; njëra kjo, dhe e dyta: ketu merr më kollaj pronen e tjetrit, sesa tënden. Aldoja qeshi dhe u drejtua perseri: - Nuk më the se ku jeton mor burre? -Jetoj ne çikago. Memisha Gjonzeneli quhem. Njerezit qe me njohin nga afer më thërrasin Memo dhe vij çdo vit per pushime ketu ne Vlorë.
Aldoja vazhdon akoma te me pyese: -A keni miq ne Tepelene se tani qe ne po flasim, atje festohet pervjetori i çlirimit te saj. Une qesha dhe i them: - Po ben shaka me duket. -Jo, jo, e kam me gjithe mend -me thote. - Atehere duhet ta dish se nga kush eshte çliruar Tepelena, pasi une nuk e di nga kush ka qene e pushtuar ajo. –Nëse eshte çliruar, ne e çliruam Tepelenen, Aldo, -perfundova. Linja u mbyll.
Memisha Gjonzeneli (çikago, USA), ish i burgosur politik. Familja e tij ka bërë mbi 50 vjet burg