Itali, kapet shqiptarinë kërkim ngainterpoli i Tiranës
ROME- Ishte dënuar me 11 vjet burg nga gjykatat shqiptare për një vrasje të ndodhur në 2003, por deri dje kishte arritur ti shpëtonte arrestimit dhe të jetonte i fshehur në Itali. Media italiane shkruajne sot se Myfit Ymeri, 56 vjec u arrestua dje falë policisë së Teramos e cila ndaloi shqiptarë për një kontroll rutinë. Ai u ishte prezantuar policisë me një indentitet të rremë dhe se kishte humbur dokumentet. Pas verifikimeve të gjurmëve të gishtave Policia italiane ka kuptuar se bëhej fjalë për Myfit Ymerin, i shpallur në kërkim nga interpoli shqiptar pasi në 2006 gjykata e kishte dënuar me burg.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)