E Diel, 1 Nëntor 2026

Letra/E ardhmja dinjitoze e Tiranës s’kalon dot nga bashkiaku që i ka sjellë veç turpin kryeqytetit

14-04-2011 / Nga Ajtanga Lubonja

Në mëngjes tek zbrisja neper shkalle ne banesën time ndeshem me nje zonje te re! U përshëndetëm si zakonisht dhe vazhdova zbritjen e shkalleve,kur zonja e re me shume mirësjellje me drejtohet "nuk e di po une sot ndjehem shume e lumtur" dhe e befasuar e buzagaz me zgjat celularin kur ne ekran spikaste nje sms. E lexoj dhe unë befasohem. Megjithatë, para disa ditësh me tha edhe Erkli, djali i nje shoqes sime. Ate dite ai mbushte 30 vjeç dhe une si gjithmone e mora t’i uroj ditëlindjen: "Je me vonese, me ka uruar qe ne mengjes Z. Lulzim Basha" me tha duke qeshur…
N.q.s per çdo politikan tjeter shpesh pyesin: "si arriti deri ketu, s’e kishim dëgjuar ndonjëherë?!", Lulzim Basha i hodhi hapat te sigurta dhe domethënëse. Asnjeri nuk e dinte vite me pare qe ne Tirane ishte nje djalë me emrin Lulzim Basha, qe spikaste me intelektin e vet! Studioi duke nderuar vendin e tij studioi duke nderuar prindërit e tij studioi per te përcaktuar vetveten, personalitetin e tij".
Asnjëherë prindërve te tij nuk iu ngriu zemra me drojën "ç’te pabërë na bëri djali".
Kur mbaroi studimet edhe pse forca e demokratit kish gjetur vend ne karakterin e tij nuk rrahu gjoksin te thërriste "une jam super-intelektual dhe duhet te jem mbi ju"! U radhit ne shoqërinë civile si një intelektual me sy e veshë te mprehtë për t’i shërbyer me dinjitet vendit te tij! Dhe nuk vonoi qe Z. Lulzim Basha spikati ne arenë politike me pjekuri dhe inteligjencë.
Ne periudhen e diktaturës, "udhëheqësit e partise i shikonin neper dokumentarë, i dëgjonim neper radio , pastaj pas viteve ‘70 i shihnim në tv. Ishin te pakët ata njerez qe kishin mundësi t’i takonin e te flisnin me ta... Edhe kur ndodhte kjo, do rrinin me dite te mesonin çfarë do te thonin! (kujtoni Nafijen me dybekun" - ajo pjesë vërtetë është humoristike, por ishte një makth i vërtetë te kishe fatin te përzgjidheshe për tu takuar me udheheqësit e partisë).
Sot vertete çdo gje ka ndryshuar. Sa njerez mund ta përshkruajnë si nje ngjarje te jetes takimin me z. Sali Berisha si president, si kryeminister apo si kryetar partie. Berisha futet mes njerezve, perqafohet me te gjithe dhe populli thote: “ate e ruan Zoti".
Si duket, PD brumos njerëz, bij te popullit qe mos ta kenë ate sedren e semure "unë jam mbi ju!"
Tani jemi ne fushate dhe çdo kandidat mundohet te shpalose me te miren nga vetja po varet sa i besueshëm eshte? E pame te gjithe z. Lulzim Basha - kush në tv , kush ne realitet - duke blere buke ne nje dyqan... esenca ishte per te krahasuar çmimet po jam e sigurte qe asnjëri nuk tha "shih ministri, me qese buke ne dore"?! Ishte shume origjinale dhe ne jeten e përditshme them se z. Basha nuk do te ndjeje bezdi te marre ndonje qese me buke, zarzavate a fruta, te veje ne shtepi e pas një ore te fluturoje ne ndonje vend te botes per te parashtruar aspiratat e shqiptarëve per t’u integruar me te drejta te barabarta me boten e qytetëruar; Ne NATO apo per heqjen e vizave. Ai luftoi si luan per te shuar zërin ogurzi te opozites "qe do te ish gabimi me i madh qe do bëhej me heqjen e vizave se Shqipëria do ishte vendi i eksodeve”! Po ç’ndodhi, e ç’po ndodh?
Zoti Lulzim Basha qe ne fillim te punës se tij ka bere nje aleance te heshtur me qytetarin, eshte ne sherbim te tij! Shume gazetare te se majtes tani qe jane ndeshur me figuren dinjitoze te kandidatit per bashkine e Tiranes, z. L. Basha qe jane ndeshur me seriozitetin e obligimeve te tij per Tiranën, per ta kthyer ate ne nje metropol te qyteteruar. Ku te mos mungoje punesimi, mos mungojne hapësirat e gjelbra, te shmangë betonizimin qe na asfiksoi te gjithëve...
L. Basha thote: "Prinderit duhet te luftojne per femijet tane...dhe une angazhohem"! Dhe aspiratat e tij vazhdojne te plota e jetësore. Kujtoni Edi Ramen... po me tmerron zëri i tij histerik, me tmerron buzeqeshja e tij, me tmerron endrra e tij e ligë.
Ne kemi nevoje per nje te ardhme dinjitoze, të besojme tek Lulzim Basha. Dhe Tirana do ta falenderojë dhe do te jetë krenare për birin e saj.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›