E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha merr votëbesimin e intelektualëve për bashkinë e Tiranës

14-04-2011 / Gazeta 55

Në takimin e dytë të “Iniciativës për Tiranën”, Lulzim Basha ka paraqitur objektivat e qeverisjes së pritshme katërvjeçare, ndërkohë që rivali socialist sërish ka bojkotuar, pasi s’ka mundur të ballafaqohet me elitën intelektuale të kryeqytetit. Të pranishmit uruan Bashën për programin dhe u shprehën të sigurt se kjo alternativë do t’i hapte qytetit vizionin e shekullit të ri


Dialogu “Iniciativa për Tiranën” është mbledhur dje në një takim të dytë në një panel me intelektualë të fushave të ndryshme të jetës, të cilët në një bashkëbisedim me kandidatin e “Aleanca për qytetarin”, për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha kanë diskutuar për problematikat e qytetit të Tiranës. Në fjalën e tij kandidati mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha tha se në radhë të parë duhet të rikonceptohet marrëdhëniet mes kryebashkiakut dhe qytetarëve. Duke vënë theksin në dëgjimin e zërit të qytetarëve, Basha ka vlerësuar iniciativën e intelektualeve për dialogun në fjalë. “Kryesore është se në këtë iniciativë unë shoh preokupim”, tha Basha. Ai theksoi se përkushtimi i tij është për një qeverisje transparente. “Platforma ime propozon një qeverisje të decentralizuar. Objektivat e qeverisjes duhet i shërbejnë objektivave të qytetarëve. Kam nevojë të dëgjoj zërin e qytetarëve. Kryebashkiaku ka nevojë për konsensus nga qytetarët. Konceptimi im për qeverisjen është për një bashkëqeverisje me grupet e interesit”, deklaroi në fjalën e tij Basha. Nga ana tjetër ai tha se duhet një administratë profesione në bashkinë e Tiranës, për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve. Një pikë tjetër e platformës së kandidati Basha është çështja e zhvillimit ekonomik të qytetit dhe pika kryesore është punësimi i njerëzve. “Pikëpamja ime është që kryebashkiaku i Tiranës nuk mund të ketë prioritet më të madh se sa zhvillimi i qytetit. Tirana këto vite ka njohur një dobësim të zhvillimit ekonomik. Për mua parësore do të jetë zhvillimi ekonomik dhe punësimi i qytetarëve. Do te ketë rrije dhe zhvillim të biznesit, i cili do të jetë promotor i punësimit”, deklaroi Basha Ai nënvizoi se zhvillimi i infrastrukturës së qytetit është një pikë e programit, nga e cila do të punësohen shumë njerëz. “Ndërtimi i unazës së madhe, ndërtimi një tramvaje, parkime private. Investimet në infrastrukturë do të jenë promotorë të zhvillimit dhe gjenerimit të vendeve të punës, mbi 5.800 vende pune që në muajin e parë”, tha kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Ai vijoi me një pikë tjetër të programit ajo e reduktimit të ngarkesës fiskale. “Unë kam shprehur në platformën eliminimin disa taksave që mori dje mbështetje edhe të kundërshtarit tim, për reduktim të taksave, që synon nga 85 taksa të hiqen 60 taksa. Ulja e taksave i kursen biznesi të vogël 1.2 miliard lekë. Ulja e taksave do të sjellë 4000 vende të reja pune. Thithja e investime do të jetë pikë tjetër kryesore. Investimi në arsim dhe turizëm do të jenë prioritet për mua”, tha Basha Por një rëndësi të veçantë ai i ka kushtuar rigjallërimin e lagjeve të Tiranës dhe për këtë tha i duhet një ri-konceptim i ri i marrëdhënieve me qytetarët, me qëllim që për Tiranën, kryebashkiaku të vendosë duke dëgjuar më parë zërin e qytetarëve. “Unë propozoj që qendër të planit të jetë rigjallërim i lagjeve. Koncepti i bashkëjetesës me qytetarët kërkon një ri-konceptim të ri. Rikthimi i hapësirave të gjelbra është shumë i rëndësishëm. Tirana kryeqendër urbane, universitare, e artit kulturës dhe sportit, e gjelbër. Politika e gjelbër synon rikthimin e gjelbërimit në këtë qytet”, deklaroi më tej kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.


Masa ndërsektoriale për shëndetin e qytetarëve


Tirana është një qytet që sëmur qytetarët e vet dhe u shkurton jetën, ndaj është urgjente të merren masa dhe të shpëtohet shëndeti i qytetareve, tha dje mjeku Isuf Kalo, drejtor i Qendrës Kombëtare të Standardeve dhe Cilësisë së Institucioneve Shëndetësore, në takimin me intelektualë mbi çështjet që shqetësojnë kryeqytetin shqiptar. Asgjë nuk më e shtrenjtë sesa shëndeti, ndërsa çdo lek i investuar do të thotë pasuri për shëndetin, tha Kalo, duke sugjeruar përqafimin e iniciativës “Health City”. Kjo iniciativë, ku janë përfshirë 378 qytete, 18 shtete, do të thotë që vetë qytetarët dhe roli i tyre të maksimalizohet në projektet për mbrojtjen e shëndetit. Ndërkohë, nga ana e tij, kandidati i Alencës për Qytetarin për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, garantoi se shëndeti i qytetarëve do të jetë prioritet dhe kjo në dy rrafshe; parandalues dhe veprime ndërsektoriale në mbrojtje të tij. Ajri, mbetjet, infrastruktura e të tjera çështje që mund të ndërlidhet me shëndetin, janë çështje që kërkojnë vëmendje, sipas tij. Basha u ndal në krijimin e hapësira të gjelbra për ushtrimin e mjaft aktivitete sporteve, të korsive të biçikletave në to, etj. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›