E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Letrat e Dashurisë", në teatrin e Komedisë

Me rastin e ditës së të dashuruarve "Shën Valentinit", Teatri i Komedisë vjen me shfaqen "Letrat e dashurisë". Pjesa përbëhet nga letra që kanë shkëmbyer gjithë jetën dy njerëz, që janë rritur bashkë, kanë ndjekur rrugë të ndryshme në jetë, por përsëri e kanë përzemër njëri-tjetrin.

Dy personazhet kryesorë Endrju dhe Melisa, interpretohen nga aktorët Neritan Licaj dhe Eni Jani.
E ndërsa për Neritan Licaj, i cili vjen për herë të dytë me këtë shfaqe, shprehet i bindur se cdo person që do të shohë atë do të gjejë veten.
 

Personazhet ulen në tryeza dhe lexojnë letra, kartolina dhe pusulla që i kanë shkruar njëri-tjetrit për pothuaj 50 vjet. Ata flasin për shpresat, ambiciet, ëndrrat dhe zhgënjimet, fitoret dhe dështimet që kanë pasur në jetët e tyre të ndara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›