E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonat e bllokuara, ISKSH: Ja si do shpërndahen ilaçet për të sëmuret

Nisur nga problematika e vërejtur në zonat e bllokuara nga dëbora kryesisht në veri dhe verilindje të vendit me medikamentet, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka nisur një procedurë të veçantë për rimbursim për të sëmurët kronikë të këtyre zonave.
 

Më konkretisht, janë ngritur komisione të posaçme për të verifikuar nëpërmjet të dhënave në sistem, duke përfshirë edhe mjekun e familjes, komisione të cilat do të identifikojnë çdo të sëmurë kronikë që merr recetë me rimbursim në këto zona.
 

Sipas ISKSH-së marrja e këtyre medikamenteve nuk do të ndjekë rrugën e zakonshme të rimbursimit, por komisionet e posaçme do të mundësojnë përpilimin e pakove të sakta me medikamentet mujore të pacientëve kronikë, të cilat më pas do të dërgohen për çdo person nëpërmjet shtabit të emergjencës dhe mjeteve të ushtrisë.
 

ISKSH-ja thekson se ky mekanizëm do të funksionojë deri në fund të emergjencës së shkaktuar si pasojë e motit të keq në këto zona.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›