Letrat me vlere bie interesii bonove te thesarit
TIRANE- Ashtu sikurse ishte parashikuar edhe nga specialistet e fushes ne ankandin e fundit te letrave me vlere te qeverise eshte shenuar nje norme me e ulet interesi krahasuar me ankandet e meparshme ku ishte verejtur tendence e kundert. Interesat e bonove te thesarit pesuan renie ne ankandin e djeshem duke ju pergjigjur pritshmerive pas uljes se normes baze te interesit nga Banka e Shqiperise. Bonot me afat maturimi 12-mujor u emetuan me nje norme mesatare te ponderuar interesi prej 7.01 nga 7.11 ne ankandin e meparshem. Ndersa bonot me afat maturimi 3-mujor u emetuan me nje norme mesatare te ponderuar interesi prej 5.08 nga 5.15 qe kishte qene ne ankandin paraardhes. Vlera totale e borxhit te marre nga qeveria shqiptare ne te dy ankandet ishte rreth 15.6 miliarde leke. Ne fakt te dhenat historike kane treguar se qysh ne ankandin e pare pas ndryshimit te normes baze interesat e bonove levizin ne te njejtin kah. Pas dy vendimeve te njepasnjeshme te Bankes se Shqiperise per uljen e normes baze te interesit nje situate e tille ishte e pritshme. Interesi me i ulet i bonove nenkupton nje kosto me te ulet te borxhit publik por gjithashtu edhe nje cmim me te lire te borxhit ne leke te sektorit privat. Kredite afatgjata ne leke pergjithesisht kuotohen mbi bazen e interesit te bonove mbi te cilin shtohet ehde nje marzh interesi fiks. Ulja e interesit te bonove ul automatikisht interesin total te kredise.
Tregu i letrave me vlere ka rezultuar stabel ne 4-5 vitet e fundit dhe shume pak i ndikuar nga efektet negative te tregjeve financiare nderkombetare kryesisht per shkak te shkalles se ulet te integrimit te tregjeve kombetare ne ato nderkombetare. Per shkak te implementimit te nje politike me relaksuese monetare dmth ulje normave baze te interesit nga niveli 6.25 ne janar te 2008-es deri ne 4.5 ne janar te 2012-es edhe trendi i normave te interesit per huamarrjen publike ne ankandet e bonove dhe obligacioneve qeveritare ka ndjekur nje trend te lehte ules.
sg/shqiptarja.com