E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafe Muzine bllokohen 6 autobusepolicia largon pasagjeret

GJIROKASTER- Rreth 40 pasagjere kane kaluar naten ne 6 autobuse te cilet ishin te bllokuar ne Qafen e Muzines pjese e aksit nacional Gjirokaster-Sarande per shkak te reshjeve te dendura te debores. Autobuset u bllokuan rreth ores 22.00 te mbremjes se te merkures.

Zedhenesi i policise se Gjirokastres Gentian Mullai beri te ditur per shqiptarja.com se policia ka mundur te beje largimin e pasagjereve mengjesin e sotem. Largimi eshte bere nepermjet automjeteve te vogla.

Gjashte autobuset ishin bllokuar nga trashesia e debores dhe nuk mund te levizin. Tre autobuse ishin nga Tirana 1 nga Elbasani 1 nga Berati 1 nga Gjirokastra.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›