E Diel, 1 Nëntor 2026

Lets have sex vazhdon Festivalin e te Rinjve ne TK

Tirane 17 nentor NOA/ Milena Selimi - Nje titull intrigues dhe nje ftese pazakonte nga autori rus Valentin Krasnogorov.

Le te bejme seks eshte nje pjese e jashtezakonshme komike dhe filozofike shkruar nga nje mjeshter i skenes ruse.

Sfida i mbetet e regjisores Elma Dorezi e cila ne kuader te projektit te Festivalit te te Rinjve ne Teatrin Kombetar do te prezantoje te enjten ne mbremje ne sallen e vogel ne oren 19.00 kete drame sa komike aq edhe filozofike.

Kjo pjese pati nje sukses te madh kur u vendos ne skenen e Moskes ne vitin 2003 nga regjisori Roman Viktyuk.

Te gjithe ne kete pjese te cuditshme dhe absurde flasin dhe mendojne vetem per seksin. Titulli i guximshem Le te bejme seks con ne keqkuptime te vazhdueshme.

shte e komplikuar tragjike por dhe shume argetuese.

E gjithe pjesa eshte e strukturuar si ne rreth me dialogje.

Ne fillim zhvillohet nje dialog midis burrit dhe gruas pastaj vazhdon me nje dialog te Gruas dhe Profesorit ne nje cikel qe nuk mbyllet asnjehere.

Te gjithe personazhet e rinj qe hyjne ne skene prezantohen me frazen Le te bejme seks.

Karakteret udhehiqen nga ndjenjat me te forta te emocioneve njerezore vetmia dhe deshira e zjarrte per dashuri deshira per tiu larguar problemeve dhe diskutojne ne menyre ironike per argumentin e tyre te preferuar.

E vetmja menyre per tu lidhur sa me shpejt me dike eshte seksi thote vajza.

Njerezit mund te ulen bashke ne te njejten zyre per 100 vjet te takohen neper festa te pijne bashke dhe te shkojne neper piknike por kjo nuk do ti afroje sa do ti afronte nje nate e vetme e kaluar bashke.

Vepra eshte perkthyer nga Edlira Saliaj me skenografi te Drini Shehut dhe kostumografi nga Edlira Qyshka.

Ne role interpretojne Devis Muka Marsela Lena Cubi Metka Klodian Hoxha Lisa Kujofsa.

m.s/mit/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›