E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesia e princit skandaloz

Gjate kohes qe Karli kishte pasur funksionet me te larta te vendit ai nuk e kishte fshehur miqesine dhe adhurimin per piktorin e njohur belg Alfred Bastien. Fillimisht ai do ti ofronte atij nje vend per te jetuar ne Pallatin Mbreteror dhe ne kohen kur nuk kishte angazhime politike ai ndalej ne studion e tij e pushonte nen bisedat e artit. Karli deshironte te behej nje piktor kjo ishte dhe arsyeja pse atij i pelqente te shoqerohej me Bastientin. Pas ikjes nga Pallati Mbreteror Karli miku i tij piktor do ti jape nje vend per te fjetur ne shtepine e tij. Ne oren 10 te mbremjes me 19 tetor 1950 nje kamioncine e ngarkuar plot mberrin ne banesen e piktorit. Qilari u rrembush perplot. Te nesermen ne mengjes ne oren 6 vajten ne pallat ku zyra e princit ishte boshatisur. Punimet e tij me te shenjta u zhvendosen ne dhomen e Princit te shtepia e Bastienit. Ne oren 8 princi Karl vjen te hedhe aty nje sy dhe falenderon zonjen Bastien. Ajo nuk ka per ti harruar kurre fjalet tronditese te falenderimeve te Princit. Qe nga ky cast shtepia e familjes Bastien behet shtepia dytesore e Princit. Kishte dhe celesin dhe hynte pa trokitur. ndash Mos ju shqetesoj ndash pyeste ai me druajtje. Ish-regjenti banon rregullisht shume dite te Bastienet ku pret te ftuar miq dhe njerez te politikes. Te dy shtepiaket pikturojne atje se bashku. Atje vijne edhe modele nder te cilat Elisabeth Van Marcke qe thuhet se ishte shume e bukur. Ndermjet modeleve kishte edhe te tjera te vecanta Andej nga ora 5 e 30 Princi me sjell nje vajze te re 14-vjecare qe donte te pikturohej si princeshe portugeze. Sikur ta kishte femijen e vet deshem ta mbyllnim kete sekret ne te gjithe misterin e mundshem. Femija e shkrete e druajtur Fytyra e saj ishte e frikesuar si ajo e lepurusheve te terrorizuar qe e kuptojne se boa i sheh per here te fundit.

Here-here Princi kalonte disa dite ne Raversajd me Alfred Bastienin apo vetem. Edhe atje ata pikturonin se bashku por shtepia ishte aq e vockel sa Bastieni te mund te punonte ne menyre te frytshme. Ne shoqeri te familjes Bastien Princi shkon ne udhetim edhe ne krahinen e Bordose ndersa shtepia e piktorit ishte perterire fund e krye me shpenzimet e princit.

Princi Karl sigurisht e ndiente veten te Bastienet si ne familjen e tij por marredheniet ndermjet tyre paten edhe disa te krisura. Konti i Flandres ne te vertete ndodhte qe behej i ashper me personat qe i cmonte teper. Bastienet nuk mund te ishin nje perjashtim ne kete pike.

Sipas deshmise se Alfred Bastienit te dhenat per kontin e Flandres filluan te behen te rralla. Shkrimet e Bastienit dukeshin te pagjetshme pas vitit 1953 dhe vecanerisht pas vdekjes se tij 1955. Marredheniet ndermjet Bastienit dhe Princit nderkaq ishin ftohur. Shkaku ishte banal Bastieni kishte shitur disa pelhura ne te cilat dukeshin pjeset e brendshme te Raversajdit. Princi Karl u nervozua dhe e qortoi Bastienin se donte te bente pare duke shfrytezuar miqesine. Fjale disi te papermbajtura u shkembyen Brenda pak sekondash u folen budallalleqe si ne shtepite... pa asnje gajtan shirit gradash me fjale ndonjehere soldateske qe i kam degjuar ndermjet fjalamaneve te banaliteteve ordinere.

Ndonese gjerat u zbuten me vone nuk u arriten dot me ato marredheniet miqesore te dikurshme Nese deshironi dhe ne qofte se kjo ju pelqen une do te isha shume i kenaqur qe tju takoja si me pare Epoka Gofineacute dhe te bisedojme per tema qe skane te bejne me debatet... Te pikturoj me ju do te ishte nje qetesim. Le ta ruajme si gje te cmuar ate qe na ka mbetur si mirekuptim i ndersjelle...

Ligji i arkivave kufizon hyrjet ne informatat zyrtare pas Regjences. Gjate viteve Pesedhjete e Gjashtedhjete Princi jetoi ne anonimat. Karli u zhduk ne natyre sipas shprehjes se tij te formuluar per historianin Jo Geacuterard 1919 te cilin princi e kishte shume mik. Hamendesohej se jetonte ne Raversajd apo ne apartamentet e tij te Brukselit. Ai ishte pare - spas La Libre Belgique qe e permend ne botimin e saj te 20 prillit 1957 ndash ne bregun e Kalter Cocircte dAzur ku kalonte nje pushim te bukur. Me vone Princi do te shpallte se nga ai cast ai do te pershtaste jeten e tij ne pikturat e veta. Ne kete kohe ai ndiqte mesime ne nje akademi te Parisit ku zoteronte nje apartament. Nje i afert i Princit me tregonte se ne Bregun e Kalter ne nje kafeacute ai bente portrete klientesh te cilat ua ofronte. Nje kitarist holandez qe punonte aty dhe qe kishte mundur te dallonte se cili ishte i dha mendimin Princit qe ti shiste. Ai sherbeu si ndermjetes i artistit me klientet. Pronarja e lokalit nuk e kishte me sy te mire kete tregti. Por ajo nderroi mendim kur Princi i beri nje portret edhe asaj. Une mund ti perdorja keto pare me me leverdi do te thoshte konti i Flandres. Kuptimi me i sakte i ketyre fjaleve do te shihet me vone.

Princi nuk dukej me ne asnje ceremoni zyrtare. Keshtu nuk ishte pjesemarres ne meshat vjetore ne perkujtim te vdekjes se Albertit I. Kur ishte i pranishem ai zinte vend ne rreshtin e pare te publikut. Pas celebrimit ai pret largimin e familjes se tij para se te largohet vete. Ai nuk merr pjese ne ceremonite e medha te familjes mbreterore. Keshtu ai mungoi ne ceremonine e marteses se Princeshes Joseacutephine-Charlotte me Princin Jean te Luksemburgut. As ne tetedhjetevjetorin e Mbretereshes Elisabete. Nuk mori pjese as ne martesen e mbretit te tanishem as ne ate te mbretit Boduin. As ne funeralet e Mbretereshes Elisabeth ne vitin 1965 i biri i saj me i vogel nuk mori pjese.Ne shtatorin e vitit 1961 Princi Karl ne nje leter drejtuar Kryeministrit Theacuteo Lefegravevre hiqte dore nga dotacioni vjetor. Karli deklaronte se gjate dhjete viteve te fundit nuk kishte marre pjese ne asnje aktivitet publik dhe qysh atehere nje zgjatje e te ardhurave nga shteti nuk justifikohej. Qeveria e zbatoi kete por duke mos e quajtur vendimin te pakthyeshem.

Ne vitet gjashtedhjete Princi Karl deshi te bente nje gjest per artistet belge por nuk dinte sesi ti hynte kesaj pune. Gjate nje dreke me Raymond Nagelsin drejtorin e atehershem te Pourquoi pas Jo Geacuterard tanime miku i tij i propozoi qe te vizitonte disa artiste ne ateliete e tyre dhe pastaj te botonte kroniken e ketyre takimeve. Konti i Flandres e pranoi kete nisme dhe vizitat princerore u botuan ne La Libre Belgique ne rubriken La Cour Oborri mbreteror. Ai i kerkoi Viktor Zegersit drejtorit te se perditshmes qe te nderfuste nje rubrike te re S.A.R le Prince Charles ne rubriken La Cour. Kur Princi e vuri re kete ndryshim kunderveprimi i tij u shfaq sipas trajtave te tij shpirterore te zakonshme Ne Belgjike ka tashme Oborr dhe stalle. 273 La Cour et la basse-Cour.

Keto vitet gjashtedhjete nuk jane per arsye te tjera nga me te lumturat e jetes se Princit. Nje dite nje i njohur e takon me nje financier te cilin Princi e njihte sepse i ati ishte mik i mbretit Albert. Ne mirebesim te plote Konti i Flandres i drejtohet atij per perdorimin e pasurise se tij. Me kalimin e viteve Princi arriti te grumbullonte njefare pasurie vecanerisht per hir te administrimit nga baronit Gofineacute. Hap pas hapi nje miqesi e vertete lindi ndermjet financierit dhe Princit. Kjo miqesi vijoi per vite gjersa nje njeri tjeter i njohur i princit dentisti Remy Aerts qe ka per hobi ceshtjet financiare ka marre vesh se thuhet qe mirebesimi i Princit u abuzua dhe se pasuria e tij ishte shkrire si debora ne diell... Interesante eshte dhe jeta e tij private. Ne dime qe princi nuk u martua asnjehere por historite e tij me femra jane bere libra.

Gjate viteve tridhjete Princi Karl kishte nje interes te vecante per Marianne de Brouwer nja dhjete vjece me e vogel. Ajo ishte e bija e Jean de Brouwer i cili e kishte bujtur rregullisht kontin e Flandres ne vilen e tij La Freacutegate ne Kok. Keto vizita me jane thene nga nje anetar i familjes de Brouwer dhe nga aristokrate te tjere qe me kane folur per Princin dhe per Marianen. Kerkohej nga anetaret e familjes ne pushime ne te njejtin stacion bregdetar qe te ishin te perkore kur ishte i pranishem aty edhe Princi. Megjithese ishte bere fejesa jozyrtare me Karlin Mariana megjithate zgjodhi per martese te kunatin Pierre Madelinin i ve pas vdekjes se te shoqes motres se Marianes. Marianne de Broueer vdiq ne Paris nentedhjetevjecare me 4 janar 2004. I rriti me shume dashuri femijet nga martesa e meparshme e Pierrit.

Nje grua tjeter ishte e dashur per zemren e Karlit nje princeshe e aristokracise me te larte evropiane 6 vjece me e vogel se ai. Familjarisht kishin ardhur ne Belgjike ne vitet Njezet. Ishte pritur me nderime ne kuvendin anglez te Bryzhit. I vellai thoshte se qeacute dashuria e madhe ndermjet se motres dhe Princit por martesa ishte e pamundur. Arsyeja nuk u qartesua ndonjehere. Ndofta se ishin mjaft te afert ne gjak sepse ajo ishte nje mbese e afert e Princit Karl. Princesha se fundi u martua me nje aristokrat belg qe vdiq ne nje kamp perqendrimi ne vitin 1944.

Ne vitet tridhjete Princi Karl qe marrezisht i dashuruar me Jacqueline Weacutery qe u be e ema e vajzes se tij. Princi nuk deshi te martohej me nje femer pa titull aristokratik. Ai ne ate kohe rregulloi nje martese per te dashuren e tij te zemres me nje ish-nepunesin e pallatit qe edhe vajza e vogel te mos mbetej pa mbiemer. Princi nuk pranoi asnjehere qe ta biresonte vajzen sepse vogelushja nuk mund te mbante titullin e princeshes.

Isabelle Jacqeline Eveline Wybo ishte lindur ne Strasburg me 8 tetor 1938. Kishte punuar si shkrimtare dhe mesuese. Banonte ne Middelkerke por prej vitesh banon ne Bruksel. Punonte ne Shoqerine e Pergjithshme te Bankes si historiane e artit. Nuk ishte kurre e etur per publicitet. Ishte e mirepritur ne Oborrin mbreteror. Princi qe e kishte pikturuar te Bastieni kur ishte femije nuk kishte pasur marredhenie te lehta me te. Ajo nuk ishte e dhimbsur me babane e saj qe e quante komandant. Ai e quante te shkurter. Kur do te vinte ne nje rrobaqepes ne Ostende qe kishte punuar per atin dhe te bijen ajo u kthye ne Bruksel pa vajtur ta pershendeste babane ndonese Raversajdi ishte fare prane. Ai ishte prekur kaq shume per kete shperfillje sa ajo tashme nuk e ndjente veten te mirepritur prej tij. Puna arriti gjer aty sa i ati e kishte lene jashte testamentit. Nje shok i ngushte i Princit arriti ta binde qe tia varte se nuk ishte ajo qe kishte kerkuar te lindte.

Princi vazhdoi te donte nenen e Isabeles. Ajo vdiq befas nga nje injeksion per kontrast ne nje radiografi veshkash.

Pas Regjences nje numer mikeshash paten lidhje me te ku me e njohura eshte Reneacutee Damoiseau-ne me te cilen Princi bashkejetoi per shume kohe. Ajo me vone e paditi per ti zhvatur 40 milion franga por e humbi davane. Ne kohen kur Princi mbante nje marredhenie me Karin Vernooij nje holandeze Reneacute Damuazoacuteja jetonte ende ne nje rulote te vendosur ne afersine e pishines se Riversajdit. Kete rulote e kishte perdorur ndonjehere edhe vete Princi si vendqendrim dytesor. Konti i Flandres vuajti shume nga ndarja me Karinin. Me vone ajo shkoi akoma ta shihte gje qe e tronditi se tepermi. Mbase ai i kishte bere propozime martese disa mikeshave te tij...

Pas vdekjes se ish-Regjentit Jacqueline Peyrebrune e tori historine e pabesueshme te nje martese me Princin te celebruar ne kishen e Shen Pietrit ne Paris me 14 shtator te vitit 1977. Hulumtimet skane nxjerre asgje. Asnje gjurme ne regjistrat e kishes pariziane. Prifti i kesaj ceremonie kishte vdekur nderkaq. Por si prift udhetues nuk e kishte ligjerisht te mundshme te kurorezonte martesa. Me sa di une nuk jane gjetur as foto te ceremonise as te Jacqueline-s as te Kontit te Flandres. Ne korrespondencen e Jacqueline-s me redaksine e LAllemagne Dynastique Jacqueline flet troc se ajo e quante bashkimin me Karlin si ngushtesisht private dhe te legjitimuar vetem para zotit. Keto jane vetem disa detaje nga jeta e ish princit belg qe nuk iu nenshtrua rregullave dhe dashuroi ngjyrat...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›