E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: 'Derrat' e qeverisë sulmuan “nudon” time

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi dje në faqen e tij personale në rrjetin social Twitter lidhur me komentin që “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD-së i kishte bërë kartolinës së tij të urimit.

“Qeveria mbushi sot leveret me foton e Man Ray. Qenka fyerje për shqiptarët kryevepra botërore e kartolinës tek edirama.al! Ç’derra të knaqun!”,-u shpreh Rama.

Kreu i PS, ka zgjedhur si kartolinë urimi për Vitin e Ri 2012. Një fotografi të një femre nudo, e zhveshur deri në fund të shpinës, e cila është vepër artistike e amerikanit Man Ray.

Fotoja e realizuar në vitin 1924, mban titullin “Le violon d’Ingres” (Violina e Ingresit). Këtë kartolinë urimi, kryesocialisti e kalikuar në faqen e tij në internet www.edirama.al.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›