E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëv: Dortmundi, një nivel me të tjerët

Joakim Lëv, trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë, mendon se Borusia Dortmund do të jetë një skuadër edhe më e fortë tani që nisin gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Ai theksoi se kualifikimi i vuajtur në çerekfinale ndaj Malagas do e bëjë skuadrën e Klopit edhe më solide. "Kemi 4 skuadra elitare, asnjë prej tyre nuk mund të konsiderohet e dobët. Shumë specialistë e shohin Borusian në një nivel më të ulët, por unë mendoj se Dortmundi është edhe më i fortë pas atij kualifikimi të vuajtur", - theksoi Lëv. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›