Luçesku mund të rikthehet tek Interi
Duket se trajneri Stramaçoni i ka ditën të numëruara në stolin e Interit, sidomos pas humbjes së fundit me Kaljarin. Ndërkohë që kjo çështje thuajse është e mbyllur, po diskutohet për emrin e ri që do të drejtojë Interin. Presidenti Morati ka piketuar Mircea Luçeskun për të udhëhequr zikaltrit. Kjo edhe për një fakt tjetër, pasi rumuni e njeh mirë ambientin në Milano, teksa ka drejtuar kohë më parë Interin. Për momentin Luçesku është trajner i Shahtar Donjeck, por nuk do të refuzonte Interin.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)