Moisiu: Ja pse e shkarkova Muhon si prokuror, dikur i bënin lustra tani e nxijnë
TIRANE - Ish-Presidenti Alfred Moisiu, emri i të cilit u përmend dje në seancën plenare për shkarkimin nga detyra të Ilirjan Muhos, kur ai ishte prokuror në Fier, sqaron se nuk e mban mend si rast të veçantë këtë shkarkim. I kontaktuar me telefon nga “Gazeta Shqiptare”, Moisiu shpjegon se çështja e shkarkimeve të prokurorëve si zakon vjen si propozim për presidentin nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm. “Kur propozimi vjen nga Prokurori i Përgjithshëm, në çdo rast, jo vetëm unë, por çdo president e mbështet. Kështu që nuk mund të them asgjë të veçantë lidhur me këtë rast specifik, sepse nuk më kujtohet”, u shpreh Moisiu. Por një gjë e habit ish-Presidentin që drejtoi vendin në vitet 2002-2007, fakti që maxhoranca e publikon tani faktin që anëtari i KQZ-së, Muho ka qenë i shkarkuar si prokuror. Sipas Moisiut, kjo tregon mungesë serioziteti.
Zoti President, në Kuvend është artikuluar shumë herë në seancë nga ana e deputetëve të maxhorancës shkarkimi i zotit Ilirian Muho si prokuror nga ana juaj, në kohën që keni qenë president. A mund të na thoni diçka?
Kjo histori ka një kohë të gjatë dhe mua nuk më kujtohet si rast i veçantë. Kjo në fakt ka qenë një punë rutinë. Këto janë propozime që vijnë nga Prokuroria e Përgjithshme. Ka pasur disa raste të tilla. Por kur propozimi vjen nga Prokurori i Përgjithshëm, në çdo rast, jo vetëm unë, por çdo president e mbështet. Kështu që nuk mund të them asgjë të veçantë lidhur me këtë rast specifik, sepse nuk më kujtohet.
Po si e cilësoni faktin që kjo përmendet tani dhe jo para emërimit si anëtar i KQZ?
Nuk e di pse e përdorin tani këtë si fakt. Dokumentet e tij duhet të ishin parë qysh në momentin kur ai u zgjodh anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dokumentet aty kanë qenë, në arkivë. Edhe atëherë mund të ishin marrë dhe të zbardhej ky fakt. Por siç e ka zakon politika jonë që; kur do të bën lustra, kur do, të nxin. Kjo është mungesë serioziteti.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Muho: Kërkesa për shkarkimin tim shkelje ligji, masa në 2003 e ezauruar