Lëv: “Të qëndojmë me këmbë në tokë”

EURO 2008 -Trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv, e shijoi fitoren e skuarës së tij kundër Polonisë (2-00, por pasuesi i Jyrgen Klinsmanit, theksoi se duhet qëndruar me këmbë në tokë.
"Në pjesën e parë ne luajtëm shumë prapa, nuk kishim ende besimin e nevojshëm, kishim humbur shumë topa. Ka ende një rrugë të gjatë përpara nesh". Gjermania shënoi golin e paë në minutën e 20-të me anë të Podolslit, ndërkohë që sulmuesi i Bajernit, realizoi edhe një të dytë në të 72'.
"U lamë pak si shumë kontrollin e topit polakëve në pjesën e dytë, por dyfishuam rezultatin në momentin e duhur", - tha kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak. "Ndeshja kundër Kroacisë do të jetë decizive për grupi dhe ne duam ta fitojmë".
Podolski, autori i dy golave theksoi: "Ndeshja kundër Polonisë, nuk ishte vecse etapa e parë. Duhet të ruajmë rithmin, nuk duhe të lëshojmë".