E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga Profesioniste, Artan Shyti presidenti i parë

Artan Shyti mund të jetë presidenti i parë i Ligës Profesioniste të Futbollit Shqiptar. Më në fund, shefat e klubeve më të mëdha të Superligës janë mbledhur për të krijuar edhe instrumentin që do të menaxhojë aktivitetin e tyre, deri tani i administruar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Burime të mirëinformuara thanë për Albania-sport.com se presidentët e klubeve kryesore, Tirana (e përfaqësuar nga Shefikat Ngjela), Dinamo (Besnik Sulaj), Partizani (Albert Xhani), Elbasani (Arben Laze), Besa (Nexhat Bizhdili) e disa përfaqësues të tjerë janë mbledhur në një nga kafet e njohura në kryeqytet ("Austria") duke diskutuar të gjitha aktet që do të bëjnë të mundur zyrtarizimin dhe legalizimin e Ligës Profesioniste, në të cilën do të bëjnë pjesë 12 klubet e Superligës.
Gjatë kampionateve të fundit, bosët e klubeve kanë pasur jo pak ankesa për gjykimin dhe menaxhimin e kampionatit nga drejtuesit e FSHF-së.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›