Laze optimist pas takimit me Laportën

ELBASANI- Presidenti Arben Laze është kthyer optimist nga udhëtimi në Spanjë, që kulmoi edhe me takimin me presidentin e Barcelonës, Johan Laporta. Në klubin verdheblu pritet të bëhet prezantimi zyrtar i trajnerit Mirel Josa. Pas konfirmimeve të Bejzades e Co. si dhe të huajve Karcev e Co., pista më e preferuar për Lazen mbetet ajo maqedonase, por nuk përjashtohen Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina e madje, Turqia.