E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Leva dhe veprimi i furishëm i Mesit, çfarë i thanë njëri-tjetrit!

Argjentina kundër Polonisë ishte edhe sfida mes Messit dhe Lewandowskit. Asnjëri prej tyre nuk shënoi, por në fundin e ndeshjes pati një kontrast në mesfushë që i shihte dy lojtarët si protagonistë. Leo Messi u përpoq të kalonte Lewandowskin, por polaku e ndaloi atë në mënyrë të parregullt përpara se t’i kërkonte falje yllit argjentinas. Skena mes dy kapitenëve nuk kaloi pa u vënë re, edhe për shkak se Lewandowski i kërkoi falje kolegut të tij, duke marrë në këmbim një reagim totalisht indiferent.

Pas ndeshjes, Lewandowski u përpoq të shpjegonte bisedën e shkurtër që pati me numrin dhjetë të Argjentinës. “Messi dhe unë folëm për pak – tha sulmuesi polak – ishte argëtuese: I thashë Messit se ai po luante më mbrapa se zakonisht, por ndonjëherë kjo është ajo që i duhet ekipit. Në një moment, unë u përplasa me Messin dhe ishte shumë e çuditshme. Po mbroja në mesfushë, në atë moment duhej të ndihmoja skuadrën”.

Nga ana tjetër, kapiteni i Argjentinës nuk ka dashur të komentojë për situatën e krijuar në fund të ndeshjes. “Ajo që ndodh në fushë mbetet në fushë – nënvizoi Messi – ashtu si ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes, duhet të mbetet brenda dhomës së zhveshjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›