Messi dhe Scaloni, dialogu që tërboi… Meksikën

Një skenë e vogël kurioze mes kapitenit të Argjentinës Leo Messi dhe trajnerit Lionel Scaloni gjatë ndeshjes kundër Polonisë. Në momentin e 2-0 në favor të Albiceleste, të dy u afruan dhe Messi (sipas asaj që raportoi televizioni argjentinas TyC Sport), dukej se po i kërkonte trajnerit rezultatin e ndeshjes mes Meksikës dhe Arabisë Saudite, e cila po luhej njëkohësisht me sfidën e Argjentinës.
Scaloni ngrihet nga pankina dhe thotë: “2-0”. Kombëtares së Meksikës i duhej edhe një gol për t’u kualifikuar. Në atë moment pyetja dhe përgjigjja mes Messit dhe Scalonit u bë intensive, me trajnerin që duket se thotë: “Nuk duan më, ne bëjmë edhe një tjetër e ata mbeten jashtë”. Fjalë që tashmë po bëjnë xhiron e internetit, duke shkaktuar reagime nga tifozët meksikanë. Kombëtarja e Martinos (me pikë të barabarta me Poloninë) në fakt u detyrua t’i thotë lamtumirë Botërorit.