Levan - Vlore hapen per trafikun 16 kilometra
Teuta Shamku
Autostrada Levan - Vlore eshte hapur dje per trafikuan ne 16 kilometra te saj dhe i pranishem ne inaugurimin e punimeve ka qene edhe Ministri i Puneve Publike dhe Transportit. Duke filluar nga dita e djeshme hapen per trafikun 16 km e autostrades Levan - Vlore konkretisht segmenti nga Novolesa deri ne hyrje te qytetit te Vlores. Ne te gjithe pjesen tjeter te autostrades po punohet me intensitet per te vene ne funksion te trafikun te gjithe autostraden perpara sezonit turistik. Ministri Olldashi e cilesoi mjaft te rendesishem hapjen e dy korsive te ketij segmenti ne funksion te qarkullimit te njerezve dhe mallrave. Hapja e ketij segmenti do te bej me te lehte qarkullimin e njerezve dhe mallrave qe vijne nga Veriu drejt qytetit te Vlores duke ndikuar ne menyre te ndjeshme ne shkurtimin e kohes se udhetimit dhe standardeve te tij. Me tej ministri Olldashi theksoi se eshte duke ndjekur me vemendje ecurine e punimeve ne te gjithe autostraden jo vetem nepermjet perfaqesuesve te drejtorise se pergjithshme te rrugeve por edhe permes nje supervizori special te ketij aksi konkretisht permes Z.Ardian Kollozi. Ne fund te fjales se tij ministri Olldashi tha Shpresoj qe perpara sezonit turistik do te kemi hapur per trafikun dy korsi te te gjithe ketij aksi per te mberritur ne tetor me hapjen e kater korsive dhe perfundimin e ketij projekti te rendesishem infrastrukturor. Gjate fjales se tij z. Ardian Kollozi theksoi se ky investim i rendesishem qe lidh Veriun e Shqiperise me Vloren do te ndikoj ne rritjen e turizmit dhe qarkullimit te mallrave. Autostrada Levan - Vlore pjese e Korridorit VIII eshte nje nder projektet me madhore te infrastruktures ne vend. Me nje gjatesi 24 km gjeresi 35 m 4 korsi dhe shpejtesi levizese te mjeteve 120-130km/ore ajo shkurton ndjeshem kohen e udhetimit duke e bere ate me komod dhe sipas standardeve europiane.