E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet vendase ndikojne ne uljen e cmimeve

style=positionrelativez-index2>

Teuta Shamku

Produktet e kultivuara ne vend kane zevendesuar ne tregje produktet e importit dhe kjo eshte shoqeruar edhe me nje ulje te cmimit te ketyre prodhimeve. Muaji maj ka risjelle ne treg prodhimet shqiptare shumica e te cilave te kultivuara ne sera dhe ka ulur keshtu nivelin e produkteve te importit ne kete stine. Prej ditesh tregu i fruta-perimeve eshte mbushur plot me prodhime vendase. Nga nje vezhgim ne treg vihet re se shumica e produkteve te kategorise se perimeve jane prodhuar nga fermere shqiptare ne fermat e tyre por ne menyre individuale ne kopshtet e shtepive te banoreve ne zonat rreth Tiranes. Speca domate sallata jeshile qepa e njome hudhra e njome barbunjat e shume perime te tjera qe tregtohen ne njesite e tregtimit ne Tirane por edhe ne tregjet e hapura jane produkte te kultivuara ne vend cka ka sjelle nje ulje te cmimit te tyre ne shitje. Ndersa ne muajin prill gjysma e prodhimit ishte e importit dhe gjysma tjeter vendase kete muaj tregu dominohet nga prodhime te vendit dhe importohen vetem agrumet si dhe qepa e thate. Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga autoritete financiare kjo eshte pikerisht periudha kur cmimet po njohin ulje gje qe do te ndikon ne permbajtjen e prirjeve inflacioniste. Gjate tre muajve te pare te vitit cmimet u shtrenjtuan se tepermi dhe kjo per shkak se pjesa me e madhe e produkteve importoheshin nga tregjet e huaja ku cmimet po kulmonin. Gjithashtu tregtaret vendas shprehen se me daljen e prodhimeve vendase do te nis te bien edhe cmimet duke shtuar ne te njejten kohe mundesite per shitje te shumellojshme ndaj konsumatoreve.

Fermeret shqiptare kane rritur ndjeshem vitet e fundit sasine e prodhimit te produkteve Made in Albania ku shume prej tyre po konkurrojne denjesisht edhe ne tregjet e vendeve te BE-se me produktet e ketyre vendeve. Shume fermere shqiptare kane rinovuar kontratat per eksport te produkteve te tyre me vende te tilla si Italia Greqia Kosova Maqedonia por nuk mungon as Anglia dhe Gjermania.

Vitin qe kaloi nje sasi e konsiderueshme me shalqinj eshte eksportuar drejt tregut anglez. Ka qene pikerisht cilesia e ketij produkti qe ka bere qytetaret angleze te shijojne kete produkt shqiptar dhe po ashtu te rrisin kerkesen ndaj tij nderkohe qe ne Gjermani jane eksportuar sasi te konsiderueshme domatesh vitin e kaluar. Fermeret shqiptare kane si synim paresor te mbulojne tregun vendas e me pas me rritjen e cilesise dhe standardeve te kapin tregjet ne rajon e me pas ne Evrope.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›