E Diel, 1 Nëntor 2026

Levan-Tepelenë, zetori përplas makinën, vdes nëna dhe djali 1-vjeçar

2 të vdekur dhe 7 persona të tjerë të plagosur, midis tyre dhe dy fëmijë, është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura mbrëmjen e sotme në Fier dhe në kryeqytet.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj, ku një makinë është përplasur me një zetor, dhe si pasojë ka humbur jetën një grua me djalin e saj 1-vjeçar, dhe kanë mbetur të plagosur 5 persona  të tjerë.

Një zetor i ka prerë rrugën një mjeti tip fuoristradë, në të cilën udhëtonin një familje nga Tirana, dhe nga përplasja kanë mbetur të vdekur gruaja e drejtuesit të makinës, Adelina Muçaj 35-vjeç, sëbashku me djalin e saj 1-vjeçar, Donald Muçaj.

Të plagosur kanë mbetur edhe vajza, Megi Muçaj 12-vjeç dhe Jetnor Muçaj, bashkëshorti i viktimës i cili drejtonte dhe automjetin tip Fuouristradë me targa AA 089 CG. Babë e bijë, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Nga përplasja janë plagosur dhe tre persona të tjerë, të cilët ndodheshin në zetor në momentin e aksidentit, Krenar Troka 21-vjeç, Ervin Troka 23-vjeç dhe Aleksandër Banaj 27-vjeç.

Personat e plagosur janë shoqëruar me urgjencë për në spitalin rajonal të qytetit të Fierit, dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë që në Kryeqytet, në kryqëzimin tek Liqeni i Thatë, një mjet tip ford me targa amerikane ka goditur një çift këmbësorësh.

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Qamil dhe Meliha Xhaferri, përkatësisht 64 dhe 58 vjeç

Drejtuesi i mjetit që ka përplasur dy personat është larguar nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›