E Diel, 1 Nëntor 2026

Levan vret veten vrasesi i vjehrres dhe vjehrrit

Ka vrare veten autori i vrasjes se vjehrrit dhe vjehrrës, krim i ndodhur disa dite me pare ne Kuçove. 
Riza Latifi 52 vjeç ishte i rrethuar nga policia ndërsa i dha fund jetës me thike brenda ne banesën ku ishte fshehur, ne Levan te Fierit. 
Latifi ishte shpallur ne kërkim per krimin ndaj prindërve te gruas se tij, dhe plagosjes se saj për shkak se donte divorcin. 
Një jave me pare ai vrau me arme zjarri në lagjen “Llukan Prifti” në qytetin e Kuçovës Rexhep e Vasilika Muço, përkatësisht 68 dhe 66-vjeç si dhe plagosi rëndë gruan e tij, 45-vjeçaren  Engjellushe Latifaj. 
Për ketë ngjarje janë arrestuar edhe dy persona qe i dhanë ndihme autorit te krimit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›