E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja Te zaptojme Londren ende duke fituar mbeshtetje

Ne Londer dimri ka mberritur plotesisht. Turistet kane veshur palltot. shte mesdite dhe dhjetra tendat me ngjyra te protestuesve te levizjes Te zaptojme Londren jane te mbyllura krejtesisht.

Midis rreshtit te pare te tendave dhe shkalleve te katedrales ndodhet nje  protestues me emrin Malcolm. Ai eshte anetar i nje grupi protestuesish i quajtur Anonimet e Britanise se Madhe dhe ka qene ketu qysh ne fillim.

Ne mendojme se i kemi arritur dhe kaluar kriteret tona dhe mendojme te vazhdojme te qendrojme ketu. Kemi anetare te Anonimeve te Britanise ne tenden e ndihmes se shpejte ate te ushqimeve duke bere pastrimet ne tenden e sherbimeve sociale dhe duke punuar si personel sigurie naten. Ne kemi vene ne dispozicion kompjutera portative dhe cdo gje tjeter qe nevojitet per te siguruar suksesin e levizjes Te zaptojme Londren.

Kur mbeshtetja per protesten filloi te rritej ne muajt tetor dhe nentor u krijua nevoja per te gjetur vendqendrime te tjera ne zonen financiare. Njera prej tyre eshte nje shesh perballe zyres per Birtanine e Madhe te kompanise mediatike financiare Bloomberg. Nje tjeter vendqendrim i protestuesve eshte nje ndertese e zbrazet qe i perkiste bankes zvicerane UBS.

Shume prej njerezve te fillimit te levizjes ketu ne Londer dhe protestues prej vendeve te tjera kane tendence te mblidhen ketu. Ne ketu nuk kemi as uje ndersa ata kane energji elektrike  kane tapete kane drite rrine brenda nje ndertese dhe ne ngrohtesi. Ne na mungojne gjerat e kesaj natyre por ne jemi britanike dhe ne jemi ne vijen e pare te levizjes sone.

Pyetjes nese ai mendon se protestuesit amerikane kane nje qendrim te bute Malcolm iu pergjigj

Une them se po. Une mendoj se edhe disa britanike po marrin nje qendrim te bute. Une mendoj se eshte dembelizem.

Por rivaliteti midis protesuesve eshte kryesisht dashamires. Ata te gjithe ndajne nje objektiv te perbashket dobesimin e ndikimit te industrise financiare mbi shoqerine.

Dhe me qellime te perbashketa vjen bashkepunimi. Ne nje cader te madhe te bardhe ne oborrin e katedrales se Shen Palit rreth 20 protestues po zhvillojne takimin ditor te kampit.

Disa protestues jane sjelle disi ne menyre agresive ne cadren e pushimit te cajit gjate nates dhe pjesemarresit ne mbledhje po mundohen te gjejne nje mendim te perbashket per te zgjidhur problemin. Ata shfaqin mbeshtetjen e tyre per folesit jo me duartrokitje por duke levizur gishtat e duarve ne ajer. Protestuesit kane gjetur keshtu jo vetem menyra per te bashkepunuar por edhe menyra te reja per te komunikuar dhe per te shfaqur mendimin e tyre.

Me pak se dy kilometra larg katedrales ne nje shesh perballe zyres se kompanise mediatike financiare Bloomberg Shaun Boyle po bisedon me shoke te tij prane cadres se vet. Ai punonte ne zyren e sherbimeve financiare te Bashkise se Londres me pare por ai thote se preferencat e tij kane ndryshuar rrenjesisht.

Tenda per te cilen ai eshte pergjegjes nuk eshte per te fjetur. Ajo eshte nje galeri arti. Javen e shkuar aty u shfaq nje veper e Banskit nje nga artistet e rrugeve me te famshem ne bote i cili i kushtoi nje krijim te vecante levizjes Te zaptojme Londren.

Zoti Shaun thote se protestat e Londres jane tani me te rendesishme se kurre.

Ne kemi nje mundesi te mire ketu pasi jemi ne nje epiqender financiare. Per shkak se levizja ne Nju Jork eshte nen kontroll une mendoj se ne na takon te bejme gjithcka qe mundemi per te patur sukses. Per me teper meqenese ne jemi perballe zyres se kompanise Bloomberg dhe zoti Bloomberg eshte kryetari i Bashkise se Nju Jorkut une dua te bej thirrje qe te mbeshtetet Te zaptojme Uoll Stritin  dhe te mos mbeshtetet Bloomberg.

Javen e ardhshme Bashkia e Londres do te hape nje ceshtje gjyqesore ne perpjekje per te hequr tendat  e protestuesve perfundimisht.   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›