E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pema e Krishtlindjeve nxit debatin e pervitshem per emertimin e saj

Ka nisur sezoni i festave ketu ne Shtetet e Bashkuara dhe se bashku me te vjen edhe argumenti i pervitshem a duhet qe qeverite vendore shteterore e federale te vendosin pemet e Krishtlindjes ne vendet publike cka terheq vemendjen per nje feste fetare ne nje vend qe nuk ka fe zyrtare

Pema eshte nje nga simbolet me te njohura te stines. Por ne shtetin amerikan te Rhode Island kete vit guvernatori Lincoln Chafee tha se bredhi tradicional do te kete nje ndryshim emri nga pema e Krishtlindjeve ne pemen e festave.

Kohet po ndryshojne dhe ky eshte realitet. Bota po behet me e vogel njerezit levizin besimet fetare jane me te pranueshme ne shoqerine tone dhe ky eshte evolucioni.

Ky vendim ka zemeruar disa amerikane dhe zyra e guvernatorit ka marre mijera thirrje ku denoncohet ky ndryshim. Nje ligjvenes i ketij shteti madje vendosi nje peme Krishtlindjesh ne dhomen e Perfaqesuesve ne te njejten dite kur guvernatori ndezi dritat e pemes se festes.

Kur vjen periudha e Krishtlindjeve njerezit qe flasin per perfshirje ndryshime e te gjitha keto klishe jane te paret qe duan te ndalojne festimet e Krishtlindjeve thote Janice Crouse zedhenese e organizates Grate e Shqetesuara per Ameriken me e madhja per grate e krishtera.

Afersisht 80 amerikane e identifikojne vehten si te krishtere dhe i festojne Krishtlindjet per te shenuar lindjen e Jezusit.

Ne festojme edhe per besimet e tjera e duhet te festojme gjithashtu edhe festat e Krishtera. Per kete duhen simbole ne vendet publike. shte pjese e qenies tone si amerikane thote zonja Crouse.

Erika Seamon jep mesim per besimin fetar ne jeten e publikut amerikan ne Universitetin Georgetown. Ajo thote se pema e Krishtlindjeve hedh drite mbi  debatin per ndarjen e kishes nga shteti nje koncept themeltar i ligjit amerikan.

Rendesia e tij nuk qendron tek perjashtimi i Krishterimit apo besimeve te tjera nga shoqeria amerikane. Por kjo ka te beje me shqetesimin konkret se kjo peme dhe kjo gjuhe festimesh vendosen ne prona shtetrore me miratimin e qeverise.

Krishtlindjet jane feste zyrtare ne Shtetet e Bashkuara. Gjykatat kane vendosur qe pema e Krishtlindjeve te perfaqesoje stinen e festave pa nenkuptim fetar. Dhe kjo e ben te natyrshme qe te vendoset nje peme e madhe e zbukuruar ne ndertesen e Kongresit apo ne territore te tjera qeveritare anembane vendit.

Por jo cdokush e sheh pemen e Krishtlindjeve si nje peme laike.

Te gjitha simbolet te kujtojne Krishtin arsyen se pse ne festojme kete sezon thote zonja Crouse.

Ajo thote se ndryshimi i emertimit mudn te jete menyra e guvernatorit per te shmangur diktimin e kuptueshmerise se ketij simboli tek njerezit.

Dikush mund te thote se ajo qe qeveria po perpiqet te beje ne nje shoqeri shumeetnike eshte thjesht nje levizje periferike dhe jo nje perfshirje ne diskutimet per besimet ose simbolet apo gjuhen e perdorur thote zonja Seamon.

Per aq kohe sa pemet e Krishtlindjeve do te vendosen ne vende publike prania e tyre do te nenkuptoje perhere sezonin e festave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›